Shkurt.ch

Nderohen me mirënjohje shpëtimtarët vetëmohues

Në përpjekjen për t`i shpëtuar jetën viktimës, Moritz Rüeger kishte marrë lëndime të rënda. Po ashtu kishte ndërruar jetë edhe viktima

Fondacioni “Carnegie-Stiftung für Lebensretter” u ka ndarë dje në Bernë 27 vetave mirënjohjet për shpëtim jetësh dhe sakrificë. Që të gjithë këta kanë sakrifikuar jetën e tyre për të shpëtuar atë të dikujt tjetër. Mirënjohjen më të lartë, Medaljen e Artë, siç shkruan drs.ch, e ka fituar Moritz Rüegger, një i ri 23 vjeçar nga St. Galleni.

Ai kishte provuar t`i shpëtonte jetën nga treni një të riu 17 vjeç në Arau. Në përpjekjen për t`i shpëtuar jetën viktimës ai kishte marrë edhe vetë lëndime të rënda. Nga ana tjetër edhe 17 vjeçari kishte ndërruar jetë.

Bartësit tjerë të mirënjohjeve janë tetë persona, secili prej të cilëve kishte shpëtuar dikënd nga mbytja në ujë. Dy të tjerë kishin shpëtuar njerëzit nga shtëpitë që po digjeshin, ndërsa nëntë të shpërblyerit tjerë kishin ndihmuar viktimat në aksidentet e komunikacionit.

Fondacioni Carnegie është themeluar në vitin 1912 dhe nga ai vit janë nderuar me mirënjohjet e tij janë nderuar 8400 shpëtimtarë në Zvicër.