Kosova
Ndërmarrës, artistë dhe politikanë dhurojnë mjete për Fondin e Sigurisë
Vetëm pak orë pas themelimit, politikanë, ndërmarrës, artistë dhe personalitete të tjera kanë filluar të japin donacionet e para për Fondin e Sigurisë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se ka themeluar Fondin e Sigurisë, dhe me këtë rast u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës dhe bashkatdhetarëve tnë diasporë por edhe donatorëve të tjerë të kontribuojnë për sigurinë shtetërore.
Vetëm pak orë pas themelimit, politikanë, ndërmarrës, artistë dhe personalitete të tjera kanë filluar të japin donacionet e para për Fondin e Sigurisë.
Kështu siç shkruan telegrafi.com, afaristi Ardian Hoxha, pronar i DuplexClub, ka thënë se si falënderim për lirimin e masave, biznesi i tij do të dhurojë çdo muaj nga 10,000 euro (dhjetë mijë euro) për Fondin e Sigurisë së Republikës së Kosovës.
Presidenti i KF Gjilanit jep 50 mijë euro për Fondin e Sigurisë
Presidenti i klubit futbollistik Gjilani, Florim Zuka, i cili njëherit është edhe pronar i kompanisë “Tali Shpk” ka ofruar 50,000 euro për Fondin e Sigurisë të hapur nga Qeveria e Republikës së Kosovës, ka njoftuar klubi. Fondi i Sigurisë është i domosdoshëm për vendin, ndaj kërkesës për donacion i është bashkangjitur edhe presidenti Zuka, transmeton albinfo.ch.
“Duke e parë sa e rëndësishme është siguria, kam vendosur që ta jap donacion këtë shifër e cila mund të jetë simbolike, por shumë e domosdoshme për Fondin e FSK-së”, deklaroi presidenti Zuka, raporton rtklive.com
Kompania Frutex e biznesmenit Shaqir Palushi po ashtu ndan 10,000 euro për Fondin e Sigurisë së Kosovës.
Deputetja e Vetëvendosjes Fjolla Ujkani, është zotuar se do t’i japë 5 mijë euro nga kursimet familjare për Fondin e Sigurisë që u themelua sot nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti.
“Kursimet familjare në vlerë prej 5000€, do t’i dhurojmë kontribut për sigurinë e fëmijëve tanë!”, ka shkruar Ujkani.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Bajrami, ka dhuruar pagën e muajit shkurt për Fondin e Sigurisë.
“Duke e parë sa e rëndësishme është siguria, kam vendosur që pagën për muajin Shkurt, ta jap donacion për Fondin e FSK-së”.
Edhe deputeti tjetër i Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Haziri, ka bërë të ditur se një pjesë të pagës së tij do ta ndajë për Fondin e Sigurisë, i krijuar nga Qeveria e Kosovës këtë të martë.
“Një pjesë të pagës së deputetit do ta dhuroj për këtë fond. Ky veprim do të jetë i vazhdueshëm edhe për disa muaj të tjerë”.
Edhe këngëtari dhe humanisti Labinot Tahiri ka premtuar se do të ndajë 5 mijë euro për Fondin e Sigurisë
“Personalisht nga mbrëmjet e mia që kam në këtë javë, para të cilat i marrë nga Diaspora, do ti dhurojë 3000€ në fondin për siguri, e po ashtu 2000€ nga Fondacioni ynë i cili është i fuqishëm nga duart e shqiptarëve”, ka njoftuar Labi.
Themelimin e fondit e kanë përshëndetur edhe parti opozitare.
E-Diaspora
-
Iu dha lamtumira e fundit aktorit Adem Muji Në një ceremoni homazhi në Gjenevë, të përgatitur nga familja dhe miqtë e dashamirët e tij,...
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
-
Gjykata në Cyrih dënon një shtetas të Kosovës dhe një të Shqipërisë me burgim dhe dëbim
-
Sonte në Bazel u shfaq premiera e komedisë shqiptaro-zvicerane “Te Berberi – rritet prapë”
Jeta në Zvicër
-
Hotelet e Bazelit nuk duhet të rrisin shumë çmimin për shkak të Eurovizionit Shoqata rajonale e hoteleve po u kërkon anëtarëve të saj që të rrisin çmimet vetëm në...
-
Festivali Federal i Muzikës 2026 do të mbahet në Biel
-
Gjashtë lajmet kryesore nga Zvicra për këtë javë
-
Pjesëmarrja rekord në notin e Krishtlindjeve në Gjenevë: 4400 notarë në temperaturën e ujit 8 gradë
-
Katër ligje të reja zvicerane që mund të ndikojnë tek ju