Integrimi
Ndërhyn për t`i pajtuar, plagoset kosovari
Sulmuesi është arrestuar dhe ndaj tij është ngritur padi për kërcënim të rrezikshëm dhe për sulm me qëllim shkaktimin e rrezikut për jetë
Dy vëllezër bien në konflikt me një biznesmen lidhur me një riparim me gabime që ky i fundit kishte bërë në laptopin e tyre. Njëri prej vëllezërve nxjerr papritmas thikën dhe plagos një kosovar që ndodhej aty, i njohur i biznesmenit. Ai vetëm po provonte t`i qetësonte gjakrat në mes të dy palëve, njofton policia.
Ngjarja ka ndodhur në Graz, Austri, kur dy vëllezërit, egjiptianë 20 dhe 21 vjeç kishin shkuar në lokalin e celularëve për tu ankuar për laptopin e tyre të riparuar keq. Pronari i lokalit, ishte një turk 27 vjeçar. Pasi që zënka fillon të përshkallëzohet, një i njohur i turkut, kosovar 45 vjeç që ndodhej rastësisht aty, përpiqet të ftohë gjakrat në mes të palëve në konflikt. Por egjiptiani e theri katër herë me thikë burrin 45 vjeçar, duke i shkaktuar prerje në dorën e majtë.
Sulmuesi është arrestuar dhe ndaj tij është ngritur padi për kërcënim të rrezikshëm dhe për sulm me qëllim shkaktimin e rrezikut për jetë.
Kosovari ka pasur një trajtim ambulator të plagës.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj










