Kuriozitete
Ndarja emocionuese me pandat në Kanada
Mijëra vizitorë u mblodhën në kopshtin zoologjik të Torontos për t’i parë për herë të fundit pandat gjigante, të cilat do të largohen nga ky qytet. Një numër i madh vizitorësh erdhën në kopshtin zoologjik të Torontos për t’u përshëndetur me pandat gjigante, që do të zhvendosen në Calgary.
Pandat Er Shun dhe Da Mao, si dhe këlyshët e tyre binjakë do ta vazhdojnë jetën në qytetin tjetër kanadez. Er Shun dhe Da Mao u dërguan në Kanada në vitin 2013 si pjesë e një programi dhjetëvjeçar të mbarështimit dhe ishte planifikuar të qëndronin në kopshtin zoologjik të Torontos deri në vitin 2018, përcjell albinfo.ch.
Në vitin 2015 panda Er Shun lindi dy panda binjake, duke u bërë sensacion. E diela ishte dita e tyre e fundit në kopshtin zoologjik të Torontos, derisa shumë vizitorë i sollën fëmijët e tyre për t’u përshëndetur me kafshët simpatike. Maria Franke, e cila punon në kopshtin zoologjik, tha se largimi i këtyre pandave e ka mërzitur shumë.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Çfarë duhet të dinë të huajt në Zvicër për opsionet e kurseve të gjuhës Pavarësisht nëse jetoni në pjesën gjermane, franceze ose italiane të Zvicrës, mësimi i gjuhës lokale është...
-
Për Eurovizionin e Kampionatin Evropian, SBB vendos 1600 trena shtesë
-
Shërbimi i teleferikëve dhe hotelet në Zvicër raportojnë dimër pozitiv
-
Në 25 vjet, Cyrihut do t’i mungojnë mbi 80,000 punëtorë
-
Zvicra e mbyll vitin 2024 me inflacion vjetor prej 1.1 për qind