Kinema
Ndalohet pjesëmarrja e përfaqësuesve qeveritarë rusë në Festivalin e Filmit në Kanë
Festivali i Filmit në Kanë nuk do të bojkotojë kineastët rusë.
Filmat e tyre do të shfaqen gjatë ditëve të festivalit, por në event nuk lejohet pjesëmarrja e asnjë zyrtari të lidhur me Qeverinë e Kremlinit.
Gjatë një konference për shtyp në Pallatin e Festivaleve, në prag të hapjes së Festivalit të Kanës, drejtori i këtij eventi shpjegoi përse nuk do të ketë përfaqësues zyrtarë rusë në këtë organizim.
Festivali i ndaloi pjesëmarrjen delegacionit nga Rusia, por kinematografia ruse nuk do të bojkotohet.
“Ne dhamë një deklaratë për shtyp 2 muaj më parë, në fillim të luftës, për të përcaktuar qëndrimin tonë të qartë se nuk do të ketë asnjë përfaqësues rus, kjo përfshin trupa qeveritare ose nga qeveria e vendit. Ideja e një bojkoti total, që u kërkua jo nga autoritetet ukrainase, por nga njerëz shumë ekstremë, është një pozitë që unë mund ta kuptoj. Të paktën kuptoj arsyen përse na e kërkojnë, sepse këta njerëz po bombardohen. Është një vend që po sulmohet, që po pushtohet”, tha Drejtori i Festivalit, Thierry Fremaux.
Për drejtorin e festivalit, ky është një shans për të mbështetur rusët që nuk janë dakord me luftën dhe për t’i ofruar mbështetje popullit ukrainas, përcjell tutje albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Kinema
E-Diaspora
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake Edona Bilali është deputete e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, ku përfaqëson Qarkun e Shkodrës, që...
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
-
Piloti Blin Hoxha kërkon leje për ulje në aeroportin e Prishtinës në gjuhën shqipe
-
Topalli: Vota e diasporës, shpëtim për Shqipërinë
Jeta në Zvicër
-
Priten reshje të dendura bore në Zvicër: Këto rrugë tashmë janë mbyllur Nga e enjtja e tutje me gjasë do të ketë shumë borë në pjesë të mëdha...
-
Zviceranët do të votojnë për natyralizim më të lehtë
-
Më shumë fleksibilitet për të ndryshuar mbulimin e sigurimit shëndetësor në Zvicër
-
Këshilli Federal rekomandon refuzimin e “Iniciativës foie gras”
-
Cilat janë kooperativat zvicerane të strehimit dhe a mund t’i aksesoni ato?