Bota
Ndalohet një anije antiemigrante në Qipron veriore
Anija ishte me udhëtarë të rrjetit të identitetit evropian që quhet „Gjenerata identitare (GI)“ dhe që ka antena të veçanta franceze, italiane dhe gjermane, për të mbrojtur operacionin "Defend Europe" (Të mbrojmë Evropën)
Autoritetet turke qipriotë kanë mobilizuar të mërkurën anijen C-Star, një anije me aktivistë të së djathtës ekstreme, e cila lufton kundër emigracionit të paligjshëm në Evropë. Kapiteni i anijes dhe ndihmësi i tij u arrestuan, ndërsa anija u ndalua në portin turk qipriot të Famagustës, në lindje të ishullit mesdhetar, raporton gazeta “Kibris Postasi”, njofton albinfo.ch.
Të dy burrat dyshohen të kenë “dokumente të rreme”, ka theksuar gazeta e përditshme, pa dhënë detaje të mëtejshme. Njëri prej tyre është me identitet të Gjenevës.
Anija ishte me udhëtarë të rrjetit të identitetit evropian që quhet „Gjenerata identitare (GI)“ dhe që ka antena të veçanta franceze, italiane dhe gjermane, për të mbrojtur operacionin “Defend Europe” (Të mbrojmë Evropën).
Të dielën, “SonntagsBlick” pati raportuar se “Defend Europe” është koordinuar nga Jean-David Cattin, një banor i Gjenevës, i moshës 32-vjeçare, i cili ka shërbyer si toger i parë në ushtrinë zvicerane para se të suspendohej para pesë vjetësh.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik