Sport
Ndalohen flamuri dhe simbolet e Kosovës
“Nëse blini bileta në sektorët tjera jashtë zonës së tifozëve të Kosovës, ju nuk duhet të keni me vete simbole shtetërore të Kosovës, si fanella, flamuj, shalle etj, në të kundërtën ju do të nxirreni jashtë”, shkruhet në sajtin e Federatës së Futbollit të Finlandës

Kosova do të debutojë me Finlandën në ndeshjen e Grupit I kualifikues për Kampionatin Botëror ‘Rusi 2018’. Takimi do të luhet më 5 shtator në stadiumin e Turkut, që ka kapacitet prej 9 mijë shikuesve, shkruan albinfo.ch.
Shumica e biletave janë shitur dhe ato janë blerë me të madhe nga shqiptarët që veprojnë në Finlandë.
Të vetëdijshëm për këtë, dhe për të evituar ndonjë ekses të mundshëm, Federata e Futbollit e Finlandës, ka ndaluar simbolet shtetërore të Kosovës, si flamuri dhe shalli në biletat që ka hedhur në treg.
“Nëse blini bileta në sektorët tjera jashtë zonës së tifozëve të Kosovës, ju nuk duhet të keni me vete simbole shtetërore të Kosovës, si fanella, flamuj, shalle etj, në të kundërtën ju do të nxirreni jashtë”, shkruhet në sajtin e Federatës së Futbollit të Finlandës.
Tifozët që kanë blerë bileta në Finlandë do të ulen bashkë me tifozët finlandezë dhe për këtë arsye është bërë ndalimi i hyrjes në stadium me simbolet e Kosovës.
Federatës së Futbollit të Kosovës i takojnë 400 bileta, dhe vetëm ata tifozë që blejnë këto bileta mund të pajisen me simbole të Kosovës në stadium, pasi ata do të ulen së bashku në një pjesë të veçantë të tribunës.
E-Diaspora
-
Ka shtyrë të moshuarin mbi shina: Gjykohet shqiptari për tentativë vrasje Shqiptari 37-vjeçar, i cili akuzohet se ka shtyrë një të moshuar në binarët e metrosë, qëndron...
-
Neuchâtel: Goditje me thikë në Bar, vetëdorëzohet kosovari
-
Shqiptarët falin namazin e Fitër Bajramit në Cyrih
-
Reflektime mbi Ramazanin, angazhimi, traditat dhe mesazhet për besimtarët
-
Falet namazi i Fitër Bajramit në Lozanë
Jeta në Zvicër
-
Zbulimi zviceran: Metanina është më e keqe se nikotina Zëvendësuesi sintetik i nikotinës në cigaret elektronike mund të jetë potencialisht më i varur se ai...
-
Forcohet frangu zviceran
-
Qeveria Federale paralajmëron: Shoferët duhet të tregojnë shumë durim gjatë Pashkëve
-
Neuchâtel: Goditje me thikë në Bar, vetëdorëzohet kosovari
-
Ndryshime në trenat që kalojnë nëpër Renens (VD)