Sport

Ndaj Portugalisë, shumë më të motivuar

 

Futbollistët e kombëtares shqiptare janë shumë të motivuar për ndeshjen ndaj Portugalisë.

Kur kanë mbetur edhe pak orë para fillimit të ndeshjes, ashtu sikur në ndeshjen kundër Danimarkës,  edhe sonte ndaj Portugalisë, bërthama e ekipit do të janë lojtarët shqiptarë që luajnë apo janë zhvilluar në superligën e kampionatit zviceran.

Edhe pse përballë do ta kanë kundërshtarin më të fortë të grupit, dhe lojtarin më të mirë në botë Kristiano Ronaldon, ata janë shprehur se pa asnjë frikë do të hynë në fushën e lojës për të luftuar që të rrembejnë tri pikë të reja.

“Të bashkuar drejt një qëllimi”, ka shkruar futbollisti i kombëtares shqiptare që luan në Bazel, Taulant Xhaka., përcjell “albinfo.ch”.

Kombëtarja shqiptare deri më tash ka arrit të grumbulloj 11 pikë, aktualisht është në vendin e trete, por është e vetmja kombëtare në grup që nuk ka pësuar asnjë humbje.

Kjo falë harmonisë së mirë dhe bashkëpunimit mes lojtarëve.  E në lidhje më këtë,  është shprehur edhe ish futbollisti i Sant Gallen-it që tani luan në Nantes të Francës, Emir Lenjani: “Bashkë deri në fund”, ka shkruar ai.

Në anën tjetër sulmuesi i Bazelit, Shkëlzen Gashi ua bën më dije Portugalisë se nuk do ta kanë të lehtë në “Elbasan Arena”. “Jemi Gati!”, thotë ai, ndërsa për mbrojtësin e FC Zurihut i cili në ndeshjen e zhvilluar kundër Danimarkës ishte edhe debutimi i tij për kombëtaren shqiptare, tregon se synimi i Shqipërisë është vetëm fitorja. “Shpresojmë të dalim vetëm më tri pikë nga Elbasan Arena”., njofton albinfo.ch.

E kur shkruajmë për Berat Gjimshitin, në përkrahje i është dal edhe e dashura e tij, Alisa Menkovi, e cila më anë të “Instagramit” ka shkruar: “ Të dashurit tim, Beratit, dhe gjithë kombëtares i uroj fitore ndaj Portugalisë”.

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Portugalisë e vlefshme për eliminatorët e kampionatit evropian, do të zhvillohet sonte (e hënë) duke filluar nga ora 20:45 minuta.