Integrimi
Ndahen diploma për nxënësit e Shkollës Shqipe në Cyrih
Të premten më 5 korrik 2019, në Cyrih, Kryesia e Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë në Kantonin e Cyrihut, në një organizim festiv ka bërë ndarjen e diplomave për nxënësit shqiptarë të cilët me suksese kanë përfunduar Shkollën Shqipe të Mësimit Plotësues në Zvicër

Ky organizim kishte mbledhur në sallën e bibliotekës, PBZ Biblothek Hardau fëmijët që përfunduan vitin shkollor në Kantonin e Cyrihut, të shoqëruar edhe nga prindërit e nxënësve e shumë mysafirë të tjerë. Në një atmosferë mjaft të mirë, nxënësit, të shoqëruar nga mësimdhënësit e tyre, ishin krenarë me sukseset që kishin treguar në zotërimin e gjuhës shqipe.
Pas ndarjes së diplomave, prindërit kishin sjellë me vete edhe ushqime nga më të ndryshmet, duke bërë kështu vërtet një festë takimin e përbashkët në mes të nxënëseve dhe prindërve.
Në fjalën përshëndetëse nga Naser Ulaj, kryetar i LAPSH-it për kantonin e Cyrihut, ka thënë se fëmijët që sot përfunduan mësimin plotësuese të gjuhës shqipe kanë marrë diplomë, të cilën e ka vlerësuar që do të ndikojë në forcim të gjuhës së nënës, siç e ka quajtur ai, por dhe një mundësi e mirë për të pasur një karrierë të suksesshme për të ardhmen e tyre.
Po ashtu të pranishmit në festen e përfundimit të vitit shkollor, i ka përshëndetur edhe Nexhat Maloku, në cilësinë e koordinatorit të LAPSH-it në nivel të Zvicrës. Ai është shprehur mjaft i kënaqur me sukseset që kanë treguar nxënësit shqiptarë të mësimit plotësues të gjuhës shqipe në Zvicër. Duke shtuar se diplomat që nxënësit sot kanë marrë, do të jenë krenari për ta. Ai po ashtu ka falënderuar edhe kontributin e prindërve, për të cilët ka thënë se nuk do ishte e mundur një suksese i tillë pa përkrahjen e tyre.
Aktualisht, në shkollat shqipe në kantonin e Cyrihut mësimin vijojnë rreth 500 nxënës, ndërsa në nivel të Zvicrës mësimin plotësues të gjuhës shqipe vijojnë rreth dy mijë fëmijë.
Armend Berisha, autor i shkrimit dhe fotografive



















Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Presidentja Vjosa Osmani fton mërgatën në pritjen tradicionale në Presidencë Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ftuar mërgatën që të enjten, më 31 korrik 2025, të...
-
Tri komuna arbëreshe në Itali shpallen zona të mbrojtura kulturore
-
Gazeta zvicerane shkruan për mërgimtarët: Parada luksoze e makinave në një dasmë në Kosovë
-
Sulm me armë në Nju-Jork: Pesë të vdekur, mes tyre edhe sulmuesi
-
Livia Sadikaj shpallet studentja më e mirë e vitit në ACT College Thessaloniki
Jeta në Zvicër
-
Kujdestaria e përbashkët, së shpejti normë pas divorcit në Zvicër? Parlamenti zviceran dëshiron të inkurajojë kujdestarinë e përbashkët pas ndarjes së çiftit. Një projektligj aktualisht në...
-
Keller-Sutter: Fati i tarifave doganore zvicerane në duart e Donald Trump
-
Rrezik i konsiderueshëm për përmbytje në Liqenin e Lucernës
-
Mashtrim milionësh, studenti anglez dënohet me 7 vjet burg, viktima edhe në Zvicër
-
Bandat nga jashtë shënjestrojnë dyqanet e armëve në Zvicër