Kosova

52.6 milionë euro për spitalet e Kosovës

Mbi 52 milionë euro parashihen të investohen në ngritjen e infrastrukturës fizike të institucioneve shëndetësore dytësore dhe tretësore, e që do të jetë investim nga Komisioni Evropian përmes kornizës për investime në Ballkanin Perëndimor.

Kështu është bërë e ditur në ceremoninë përmbyllëse të studimit të fizibilitetit për ngritjen e infrastrukturës fizike të institucioneve shëndetësore.

Investime do të ketë edhe në spitalet e përgjithshme rajonale. Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, tha se ajo që dëshirojnë të arrijnë me këtë projekt është përmirësimi i infrastrukturës dhe modernizimi i pajisjeve mjekësore në institucionet mjekësore.

Zëvendësministri i Financave, Fatmir Gashi, tha se janë të interesuar të investojmë në  projekte që ndikojnë drejtpërdrejt në interesat e qytetarëve.