Tematike
Nazmiu me shitoren e tij lëvizëse, shpëtim për të moshuarit në kohë të koronavirusit
Veçanërisht në këto ditë nën psikozën e koronavirusit, puna e tij merr edhe dimensionin e saj humanitar
Koha e krizës së koronavirusit ka dhe fituesit e saj: Njëri prej tyre është Nazmi Buchs me dyqanin e tij ushqimor mbi katër rrota,”Milchexpress”, shkruan Oltner Tagblatt. Ai me makinën e tij ofron rreth 400 artikuj të përditshëm në rajonin Olten-Niederamt.
Kur Nazmi Buchs po hynte në rrugën Mettlenstrasse të Dullikonit me makinën “Milchexpress” të tij të enjten dhe me “fanfare” po njoftonte për vizitën e tij, tingëllonte pothuajse sikur në reklamat që paralajmërojnë afrimin e garuesve të “Tour de Suisse”, shkruan gazeta.
Nazi nga Gunzgen-i, i cili pati ikur i vetëm nga Kosova në kohën kur ishte 22 vjeç si student i stomatologjisë, ka 20 vjet që udhëton me dyqanin ushqimor mobil nëpër regjion.
Pasi qe vendosur në Olten, ai fillimisht kishte punuar në Coop ndërsa në të njëjtën kohë kishte mësuar gjuhën lokale, transmeton albinfo.ch. Shefi i tij i atëhershëm pati kaluar në bulmetoren Miba. Ai kishte inkurajuar emigrantin e ri për të drejtuar makinën e tij “Milchexpress”. Dhe Nazmi Buchs e kishte pranuar.
“Në fillim nuk po ndodhte pothuajse asgjë dhe mua mu desh të krijoja nga fillimi bazën e klientëve,” thotë ai, transmeton albinfo.ch. Por, brenda disa muajve, Buchs rriti shitjet në atë masë sa që atij iu ofrua mundësia të merrte përsipër vetë firmën “Milchexpress”. “Kërkesa e vetme në këmbim, ishte marrja e produkteve të qumështit nga Miba”.
Historia me “Milchexpress-in
Kur kjo e fundit falimentoi, ai ishte plotësisht i lirë për të blerë mallra ku të donte. Për të ka qenë gjithmonë e rëndësishme që të ofrojë gjithçka nga regjioni dhe sa më shumë që të jetë e mundur, prodhime të stinës, thotë ai. Pesë vjet më parë, Buchs ia shiti Milchexpressin e tij z. Hess nga regjioni. “Ishte një gabim”, e pranon ai sot. “Sepse unë e dua punën time. Është një punë me shoqëri, unë argëtohem çdo ditë dhe më pëlqen të jem me njerëzit. Edhe pse diku tjetër mund të fitoja më shumë… Pastaj, sa isha pa “milchexpress” më kanë munguar njerëzit”.
Kjo ishte arsyeja përse nazi u gëzua kur Hess, verën e kaluar e pyeti nëse ai dëshironte të merrte përsëri “dyqanin”. “Tani unë jam përsëri plotësisht i lumtur,” thotë Buchs, i cili ndërkohë ka punuar në sektorin e pasurive të patundshme, përcjell albinfo.ch. Ky kryefamiljar aktualisht udhëton rreth 200 kilometra në javë me makinën e tij dhe, tani së fundi, për shkak të virusit të koronës, krahas Oltenit dhe Niederamtit, në itinerarin e tij ka përfshirë edhe Aarau-n.
Zgjatet orari i punës për shkak të shtimit të numrit të klientëve
“Në Aarau, thjesht më pyetën nëse nuk mund të shkoja në një kuart me banorë të moshuar,” thotë Buchs. Është stresuese dhe baza e klientëve po shtohet dita ditës. “Vetëm në Olten, numri i klientëve është rritur ndoshta dyfish”. Nganjëherë ndodh që deri në 15 njerëz ta presin në rrugë . Ka edhe klientë më të rinj që tani punojnë punë zyresh nga shtëpia (home office)”.
Në “Milchexpress” të tij, Buchs aktualisht lejon të hyjë vetëm një person ose disa sish, kur janë së bashku. Ai gjithashtu sigurohet që askush të mos prek ndonjë artikull që nuk do ta blejë. “Unë tashmë e respektoj virusin”. Kjo është arsyeja pse ai ve maskë dhe doreza mbrojtëse kur u shërben klientëve.
Oferta e ish “qumështarit” (Milchmann), siç vazhdojnë ta quajnë njerëzit atë, përfshin gjithçka që është duhet për nevojat e përditshme, pëercjell albinfo.ch. Kështu, nëse në të kaluarën, kishte vërtet vetëm qumësht, djathë, kos, gjalpë dhe mbase edhe vezë, sot ka rreth 400 artikuj që ofrohen në “Milchexpress”. Saktësisht sa janë, as vetë ai nuk e di tamam. Thotë kështu dhe vazhdon ,me dyqaninm etij lëvizës në vendin tjetër të radhës.
Gazeta ka intervistuar disa kliente të rregullta të Milchexpress-it, gra të moshuara, të cilat shprehen me admirim për shërbimin që u bën Nazi. Veçanërisht në këto ditë nën psikozën e koronavirusit, puna e tij merr edhe dimensionin e saj humanitar, shkruan albinfo.ch. Kjo për faktin se, siç e thonë klientet e tij, ai ua sjell artikujt themelorë ushqimorë, praktikisht “në derë të shtëpisë”.
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra