Zhvillim
Nazim Rexhepi sjell nga Zvicra pajisje për zjarrfikësit në Gjilan
Për Shërbimin e Zjarrfikësve në Gjilan Nazim Rexhepi ka sjellë donacion nga komuna Langnau (Bernë), mbi 70 palë pallto e helmeta për zjarrfikës
Nazim Rexhepi, nga Malisheva e Gjilanit, është i njohur për komuinitetin shqiptar të Zvicrës, si punëtor i sindikatës Unia, si këshilltar komunal (në Langnau) dhe si aktivist i komunitetit të këtushëm. Por, ai ndihmon edhe vendlindjen kur ka mundësi. Këtë e ka bërë edhe tani kur për Shërbimin e Zjarrfikësve në Gjilan ka sjellë donacion nga komuna Langnau (Bern) , mbi 70 palë pallto e helmeta për zjarrfikës.
Ai ka bërë të ditur për Portalin Informativ 2L ONLINE, se vitin e kaluar ishte takuar me bashkëfshatarin e tij Ilir Tahirin, i cili ka kërkuar angazhimin e tij, për të ndihmuar Shërbimin e Zjarrfikësve dhe në këtë drejtim nuk ka hezituar, por ka nisur aktivitetin e tij, gjë e cila u kurorëzua tani pasi ka sjellë pako me pallto e helmeta për më se 70 zjarrfikës.
Duke përfituar edhe nga përvoja e të qenit këshilltar komunal në Langnau, Rexhepi ka thënë se secila komunë i ka prioritetet e përcaktuara e të radhitura më parë, por se në një vend ku nuk ka siguri atëherë ato prioritete të radhitura bëhet dytësore.
Duke iu referuar edhe vërshimeve të fundit në Zvicër ai ka përmendur angazhimin e zjarrfikësve të cilët janë të parët në reagime andaj edhe ka çmuar lartë punë e këtij shërbimi, andaj edhe ka vendosur dhe është angazhuar që të bëjë diçka mu për zjarrfikësit në Gjilan, që ata të përfitojnë dhe falë angazhimit të tij, këto pallto e helmeta tani më janë në Shërbimin e Zjarrfikësve në Gjilan.
Ai ka falënderuar edhe firmën transportuese nga Ferizaj “Qëndrimi Trans”, i cili me të kuptuar se bëhet fjalë për donacion, e ka kryer punën e saj falas.
Ndryshe, Rexhepi ka thënë se nuk do të rresht asnjëherë që përveç kontributit të tij që e jep në vendin ku jeton e vepron, të ndihmojë po ashtu edhe për vendin e tij Kosovën dhe me theks të veçantë për komunën e Gjilanit, shkruan tutje 2L ONLINE .
Nga ana e tij, drejtori i Drejtorisë Komunale për Mbrojtje e Shpëtim (DMSH), Halit Rexhepi, ka vlerësuar lartë angazhimin dhe ndihmën e këtij bashkatdhetari për vendin e tij e sidomos për përcaktimin që të ketë donacion për shërbimin e zjarrfikësve n Gjilan.
Ai tha se shërbimi i zjarrfikësve është e një rëndësie shumë të veçantë e të madhe, ani se në Kosovës ende nuk e ka trajtimin e merituar.
Rexhepi ka thënë ky shërbim është shumë i rëndësishëm sepse reagon ndër të parët kur është në pyetje siguria e qytetarëve dhe e pronës, por se fatkeqësisht ende nuk po ja japin rëndësinë e duhur.
Ai ka bërë të ditur se edhe Shërbimi i Zjarrfikësve në Gjilan si kudo në Kosovës punon në kushtet të vështira, por se vullneti tek zjarrfikësit është i madh dhe angazhimi i tyre është maksimal andaj edhe ka rezultate të mira.
Halit Rexhepi ka përmendur si shembull faktin se Shërbimi i Zjarrfikësve në Gjilan intervenon me dy kamionë që i ka të blerë në vitin 1985, por që falë punëtorëve mbahen në gjendje të mirë dhe të gatshme për intervenim. Duke vlerësuar ndihmën e këtij bashkatdhetari, drejtori i DMSH-së, Halit Rexhepi ka thënë se Shërbimi i Zjarrfikësve ka nevojë edhe për ndihma tjera nga kushdo qoftë sepse aty bëhet një punë e madhe dhe se ata që janë të angazhuar në këtë shërbim, meritojnë ti kenë kushtet sa më të mira.
Të tjera nga Zhvillim
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Borë, shi, ftohtë dhe erëra të stuhishme Ditët e fundit kanë sjellë mot ekstrem në Zvicër. Ajo që filloi me rikthimin e borës...
-
Dy të vdekur në pistat e skive në Zvicër në fundjavë
-
Si do të ndikojë tek shoferët plani për të shkurtuar më shumë hapësira parkimi në qytetet zvicerane?
-
“House of Kosova” në Forumin Ekonomik Botëror 2025 në Davos
-
Pse mund të ndodhë t’u kontrollohen çantat në një supermarket zviceran?