Lajme
Natyralizimi në Zvicër, në fokus të numrit të ri të magazinës albinfo.ch
Natyralizimi ose “marrja e pasaportës” zvicerane, siç njihet më shumë ky proces, është një ndër temat në të cilat fokusohet ky numër
Doli nga shtypi numri më i ri i magazinës Albinfo.ch. Natyralizimi ose “marrja e pasaportës” zvicerane, siç njihet më shumë ky proces, është një ndër temat në të cilat fokusohet ky numër. Kësaj teme i kushtohet editoriali dhe një shkrim i zgjeruar, i mbështetur në rastet e shqiptarëve të brezit të dytë që kanë pasur vështirësi gjatë natyralizimit.
Rrëfimet e disa prej tyre kanë qenë në shtyllat e mediave të këtushme dhe janë bërë objekt debatesh mbi procedurat e ashpra të natyralizimit që ndjek Zvicra. Në veçanti disa komuna rurale, në Zvicrën lindore e qendrore “prijnë” në këtë drejtim, duke shkuar edhe një hap përtej rregullave mjaft strikte që përcakton shteti sa i takon natyralizimit të të huajve.
Në këtë numër të magazinës kemi përfshirë edhe tema të ndryshme që, kryesisht përkufizohen me arritjet e njerëzve nga komuniteti ynë, në Zvicër e më gjerë.
Në këtë kontekst, prezantimi i ekspertit të energjetikës, Arben Shabani, përbën një temë të veçantë. Arbeni, siç mund të lexohet edhe në titullin e vendosur në ballinë, udhëheq një njësi prej mbi 700 punonjësve në njësinë e gjigantit Hitachi, në Oerlikon të Cyrihut.
Më tej, si një temë e veçantë e numrit hyn sigurisht, artikulli mbi zbuluesen tashmë të famshme të programit ChatGPT.
Në vazhdim të temave të revistës kemi portretin e regjisores shqiptare-zvicerane Elena Avdija, e cila ka fituar çmimin e madh zviceran për filmin më të mirë të vitit (Cascadeuse).
Suela Jorgaqit, tiranasja e cila prej disa vitesh është drejtoreshë e një biblioteke të njohur zvicerane, në Cyrih është njëra ndër të prezantuarat e radhës në këtë numër. Për të vazhduar pastaj m intervistën me psikiatren e fëmijëve, Xhida Lumi, atë me regjisorin Fisnik Maxwile, i cili ishte kandidat për çmimin kryesor zviceran për film të vitit etj.
Si çdo herë, edhe në këtë numër kemi rubrikat standarde si : Ex Libris, Kinema, Fjalëkryqi, Horoskopi etj.
Magazina, sikur deri më tani, mund të sigurohet falas në pothuajse të gjitha vendet e frekuentuara nga shqiptarët, në Zvicër ndërsa, për të ju ardhur me postë në shtëpi, ajo mund të porositet me pagesë.
Mos humb asnjë magazinë dhe abonoje albinfo.ch. Ne të dërgojmë numrat më të rinj të revistës, në adresën që dëshiron ti.
Linku për abonim:
https://shop.albinfo.ch/sq/
Të ngjashme
Opinione tjera
E-Diaspora
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit Vetëm dy raunde i kanë mjaftuar boksierit shqiptar, Jurgen Uldedajt, të mposhtë rivalin që kishte përballë,...
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
-
Gjykata në Cyrih dënon një shtetas të Kosovës dhe një të Shqipërisë me burgim dhe dëbim
-
Sonte në Bazel u shfaq premiera e komedisë shqiptaro-zvicerane “Te Berberi – rritet prapë”
-
albgala 2024: Yjet Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Gjashtë lajmet kryesore nga Zvicra për këtë javë Nga rregullat e reja për studentët ndërkombëtarë te buxheti i ri, këtu janë gjashtë lajme nga...
-
Pjesëmarrja rekord në notin e Krishtlindjeve në Gjenevë: 4400 notarë në temperaturën e ujit 8 gradë
-
Katër ligje të reja zvicerane që mund të ndikojnë tek ju
-
Këto pritet të jenë çmimet e biletave për Eurovision
-
Autoritetet e Gjenevës u kujtojnë banorëve që të shmangin mbingarkimin e dhomave të urgjencës gjatë pushimeve