Lajme
”Nature Medicine”: Nivele të larta të grimcave plastike në trurin dhe mëlçinë e njeriut

Grimcat plastike po grumbullohen në indet njerëzore në nivele gjithnjë e më të larta, tregon një studim i ri i botuar dje në revistën ”Nature Medicine”.
Studimi i drejtuar nga Matthew Campen i Universitetit të New Mexico, tregon nivele më të larta të nano dhe grimcave plastike në mëlçi dhe trurin e njerëzve të vdekur në vitin 2024 krahasuar me ato të njerëzve të vdekur në 2016.
Sipas studimit ndotja ishte veçanërisht e lartë në tru, me nivele deri në 30 herë më të larta se në organet e tjera si mëlçia ose veshkat.
Ndërsa mikroplastika është zbuluar më parë në organe si mushkëritë, zorrët dhe madje edhe placenta, mikroskopi tradicional zakonisht identifikon vetëm grimcat më të mëdha se 5 mikrometra.
Një mikrometër është 1/1 000 e milimetrit dhe një nanometër një e milionta e milimetrit.
Ekipi i Campen përdori mikroskop të avancuar me rreze infra të kuqe dhe elektronike, gjë që i lejoi ata të zbulonin këto grimca më të vogla me saktësi më të madhe.
Studiuesit analizuan mostrat e indeve nga 24 individë të vdekur në vitin 2024 dhe i krahasuan ato me 28 mostra nga viti 2016.
Ndërsa nivelet e nano dhe mikrogrimcave plastike në veshka mbetën kryesisht të pandryshuara, mëlçia dhe truri treguan rritje.
Studimi gjithashtu identifikoi nivele alarmante të mikroplastikës në trurin e njerëzve të diagnostifikuar me demencë.
Dymbëdhjetë mostra të trurit, të mbledhura midis viteve 2019 dhe 2024, përmbanin midis 12 000 dhe 48 000 mikrogramë plastikë për gram.
Megjithatë, studiuesit thanë se këto gjetje janë shoqëruese dhe nuk krijojnë një marrëdhënie të drejtpërdrejtë shkak-pasojë.
E-Diaspora
-
Polici aktor, Luani, ju garanton të qeshura, “derisa të vijë policia” Në vitet 1990, ai kishte ikur nga Kosova në Gjermani me prindërit e tij. Në “Luans...
-
Hyjnë për të plaçkitur në një shtëpi: Arrestohen kosovari dhe slloveni
-
Fletëvotimet për diasporën shqiptare shpërndahen nga 15 prilli në Evropë dhe kontinentet e tjera
-
Hap dyert, shkolla shqipe në Grabs të kantonit të St. Gallenit
-
Aksidentohet autobusi me mërgimtarë që udhëtonte nga Kosova në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra ka pak opsione përballë tarifave të Trump-it Zvicra ka pak opsione për t’u përballur me tarifat e vendosura nga SHBA. Masat e ndërsjella...
-
Zvicër: Gjobitet burri pasi kërkoi para për telefonin e gjetur
-
Identiteti elektronik në Zvicër sërish në votim
-
Shumica e grave zvicerane nuk duan fëmijë
-
Thatësira në Zvicër