Kosova

NATO: Tensionet etnike në veri, rrezik për dhunë

Admirali i Marinës së ShBA-së Stuart B. Munsch, komandant i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli, e cila mbikëqyr KFOR-in, ka deklaruar se aleanca mbetet e shqetësuar për rrezikun e dhunës së përsëritur në veriun e paqëndrueshëm, raporton Reuters.

“Retorika e nxehtë politike mund të frymëzojë disa forca joqeveritare për të kryer dhunë siç ndodhi vitin e kaluar”, u shpreh ai.

Duke iu referuar mungesës së progresit në bisedimet e ndërmjetësuara nga BE-ja ndërmjet qeverisë së Kosovës dhe Serbisë ai u shpreh: “Nuk do të thosha se përfundimisht po vjen konflikti, mendoj se ka një rrezik të vazhdueshëm”, shkruan albinfo.ch.