Lajme
NATO: Rusia nuk mund të bëjë përparim strategjik në Kharkiv
Ushtria ruse nuk ka numrat e nevojshëm për të arritur një përparim strategjik në rajonin rreth Kharkiv në Ukrainën lindore.
Kështu është shprehur Komandanti Suprem i Aleatëve të NATO-s për Evropën, Christopher Cavoli. Duke folur pas një takimi të NATO-s në Bruksel, Cavoli tha se kishte besim se forcat ukrainase do të mbanin linjat e tyre në rajon, raporton A2, përcjell Albinfo.ch.
“Jo, rusët nuk kanë numrat e nevojshëm për të bërë një përparim strategjik. Ne nuk besojmë, për më tepër, ata nuk kanë aftësinë për ta bërë këtë. Ata kanë aftësinë për të bërë përparime lokale, dhe kanë bërë disa prej tyre, por gjithashtu kanë pasur disa humbje lokale. Unë jam në kontakte shumë të ngushta me kolegët tanë ukrainas dhe kam besim se ata do të ruajnë linjën”, tha ai.
Rusia ka hapur një front të ri në luftën në Ukrainë, ku grupe të vogla të njësive shumë të lëvizshme shtynë me shpejtësi kufirin në rajonin e Kharkiv, duke e detyruar Ukrainën të largohej me trupa në disa zona të tjera. Por, për gjeneralin e lartë të NATO-s, këto janë të pamjaftueshme për të fituar luftën.
Ai tha se aleatët po dërgojnë në Ukrainë “sasi të mëdha municionesh, sasi të konsiderueshme automjetesh të blinduara”.
“Çfarë pajisje u duhen ukrainasve? Çfarë mund t’i ndihmojë ata? Pikërisht ajo që po marrin tani – po dërgohen sasi të mëdha municionesh, sasi të mëdha sistemesh të mbrojtjes ajrore me rreze të shkurtër dhe sasi të konsiderueshme automjetesh të blinduara”.
Rusia sipas analistëve ushtarakë po përparon më shpejt kur bëhet fjalë për rritjen e kapaciteteve të saj industriale në sektorin e mbrojtjes. Madje, më shpejt sesa Evropa dhe Amerika e Veriut./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!” Ftohen të gjithë shqiptarët, në cilindo shtet qofshin, që në dritaret apo ballkonet e tyre, më...
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
Jeta në Zvicër
-
Sindikatat janë të pakënaqura me marrëveshjen e re Zvicër-BE Sindikatat në Zvicër po ankohen për mungesën e qartësisë rreth marrëveshjes së re kornizë të propozuar...
-
Si të shmangni refuzimin e kërkesës suaj për shtetësinë zvicerane?
-
Aktivitetet terroriste janë në rritje në Zvicër
-
Linja të reja fluturimi nga aeroporti i Bazelit
-
Pas incidentit në Graz, Zyra e Prokurorit Publik: Anëtari i ekuipazhit vdiq si rezultat i mungesës së oksigjenit