Kosova
NATO: Anëtarësimi i Kosovës kërkon konsensusin e 32 vendeve aleate
NATO ka thënë se aktualisht në Kosovë vazhdojnë tensionet dhe situata e sigurisë është e paqëndrueshme. Ndërsa, ka theksuar se për anëtarësimin e Kosovës në NATO ose në Programin e Partneritetit për Paqe të NATO-s kërkohet konsensus nga të 32 aleatët, përcjell albinfo.ch.
“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij të gjatë të Kombeve të Bashkuara – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm dhe në lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme; duke vepruar si siguria e tretë në reagim, në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe misionin e sundimit të ligjit të BE-së (EULEX), të cilat janë përkatësisht përgjegjëset e parë dhe të dytë për sigurinë.
Aktualisht vazhdojnë tensionet dhe paqëndrueshmëria, veçanërisht në veriun e Kosovës, duke kërkuar një rritje të trupave të KFOR-it që nga maji 2023. Ne inkurajojmë institucionet në Kosovë që të angazhohen në mënyrë konstruktive në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja për të ndihmuar në konsolidimin e sigurisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor”, thuhet në përgjigjen e NATO-s
NATO tutje ka thënë se vlerëson përshtypjen pozitive të popullit të Kosovës ndaj NATO-s. Megjithatë, sipas saj, nuk ka pasur ndonjë zhvillim në këtë drejtim.
“NATO ka një politikë të dyerve të hapura. Por, anëtarësimi në NATO ose në Programin e Partneritetit për Paqe të NATO-s kërkon konsensus nga të 32 aleatët dhe nuk ka pasur zhvillime në këtë drejtim”.
Ndërkohë, NATO thekson se ofron mbështetje për zhvillimin e organizatave të sigurisë në Kosovë, përmes Ekipit Këshillues dhe të Ndërlidhjes së NATO-s (NALT).
Kjo mbështetje përfshin ndërtimin e kapaciteteve, koordinimin e edukimit dhe trajnimit – përfshirë Forcën e Sigurisë së Kosovës – në përputhje me mandatin fillestar të FSK-së për mbrojtjen civile.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Borë, shi, ftohtë dhe erëra të stuhishme Ditët e fundit kanë sjellë mot ekstrem në Zvicër. Ajo që filloi me rikthimin e borës...
-
Dy të vdekur në pistat e skive në Zvicër në fundjavë
-
Si do të ndikojë tek shoferët plani për të shkurtuar më shumë hapësira parkimi në qytetet zvicerane?
-
“House of Kosova” në Forumin Ekonomik Botëror 2025 në Davos
-
Pse mund të ndodhë t’u kontrollohen çantat në një supermarket zviceran?