Kosova
NATO kërkon që urgjentisht përgjegjësit e Banjskës të dalin para drejtësisë
Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Majori Ozkan Ulutash, në përfundim të mandatit të tij ka qëndruar në Bruksel, gjegjësisht në selinë e NATO-s, ku thotë të ketë informuar ambasadorët e të gjithë aleatëve të NATO-s, si dhe partnerët që kontribuojnë me trupa në misionin e KFOR-it.
Ulutash tha se u takua edhe me Zëvendës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Boris Ruge, ku gjatë takimeve u tha se një vit pas sulmeve në Banjskë, është urgjente të sillen përgjegjësit e sulmit para drejtësisë.
“NATO pret nga Serbia që të ndihmojë të sigurohet llogaridhënia e plotë. KFOR-i synon të sigurojë që sulme të tilla të mos përsëriten. Është e rëndësishme që të dyja palët të përmbahen nga veprimet e pakoordinuara, të cilat mund të nxisin tensionet, të rrezikojnë sigurinë ose të rrezikojnë ushtarët e KFOR-it”, thuhet në njoftim.
“NATO vazhdon të mbështesë Dialogun e lehtësuar nga BE-ja si kornizë për të arritur një zgjidhje afatgjatë dhe të qëndrueshme që respekton të drejtat e të gjitha komuniteteve”, thuhet në njoftimin e NATO-s.
Ndërsa, komandanti në largim i KFOR-it, Ulutash, tha se nën komandën e tij, KFOR-i ka ruajtur me sukes paqen dhe sigurinë në mbarë Kosovën, në përputhje me mandatin e tij të OKB-së.
“Nëpërmjet një qëndrimi të dukshëm, fleksibël dhe të adaptueshëm, ne kemi parandaluar rreziqet për dhunë të përtërirë dhe kemi kontrolluar me shpejtësi situata që mund të çonin në incidente ose përshkallëzim. Ne kemi përforcuar më tej misionin dhe kemi vazhduar rolin tonë si një forcë e paanshme, duke punuar me të gjitha komunitetet për të nxitur sigurinë, për të gjithë”, tha Ulutash.
Më tej, Ulutash tha se KFOR-i ka vazhduar të ofrojë mjedis të sigurt e të nevojshëm për përpjekjet diplomatike për të ecur përpara./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
A po ofron një fshat zviceran të paguajë mijëra franga për t’u shpërngulur atje? Aktualisht nuk ka asnjë informacion në faqen zyrtare të fshatit për të treguar nëse oferta është...
-
Deputeti kërkon që të moshuarit të paguajnë prime më të larta të sigurimit shëndetësor
-
Zvicër: Hyjnë në fuqi rregullat e reja miqësore për klientët për peshimin e frutave dhe perimeve
-
Zvicër: Borë, shi, ftohtë dhe erëra të stuhishme
-
Dy të vdekur në pistat e skive në Zvicër në fundjavë