Kriza në Ukrainë
NATO dhe BE koordinohen për Ukrainën
Të nxitur nga lufta në Ukrainë, zyrtarët e lartë të NATO-s dhe BE-së u zotuan të zgjerojnë bashkëpunimin midis dy institucioneve nëpërmjet një deklarate të përbashkët të nënshkruar sot, në Bruksel.
“Bashkëpunimi është më i rëndësishëm se kurrë”, tha sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, pas nënshkrimit të deklaratës në selinë e aleancës së bashku me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel.
“Ne duhet të vazhdojmë të forcojmë partneritetin midis NATO-s dhe Bashkimit Evropian dhe duhet të forcojmë më tej mbështetjen tonë për Ukrainën”, tha Stoltenberg.
Ai kujtoi një takim midis tre zyrtarëve disa orë pas pushtimit të Ukrainës, shkurtin e kaluar, duke theksuar marrëdhëniet e tyre të ngushta.
“Presidenti rus, Vladimir Putin, donte të merrte Ukrainën brenda pak ditësh dhe të na përçante. Në të dyja pikat, duket qartë që ka dështuar”, tha ai.
Deklarata e Përbashkët për Bashkëpunimin NATO-BE është një përpjekje e re për të çuar përpara bashkëpunimin midis institucioneve dhe rritur përpjekjet bashkëpunuese për të mbrojtur infrastrukturën e rëndësishme.
“NATO-ja dhe BE-ja synojnë gjithashtu të bashkëpunojnë në të ardhmen për implikimet e sigurisë, të ndryshimeve klimatike, hapësirës, ndërhyrjeve dhe manipulimit të informacionit”, tha Stoltenberg.
Deklarata gjithashtu përmend Kinën në mënyrë eksplicite për herë të parë.
“Vetëbesimi dhe politikat në rritje të Kinës paraqesin sfida që ne duhet t’i adresojmë”, tha Stoltenberg.
Zgjerimi thelbësor i bashkëpunimit formal midis dy institucioneve është sfidues, pasi Turqia, një anëtare e NATO-s, nuk e njeh Republikën e Qipros si anëtare të BE-së.
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra