Shkurt.ch

Natë “tropikale” pas ditës me temperatura rekorde

Netët tropikale janë të rralla edhe gjatë verës, ndërsa nata e mbrëmshme ka qenë e para, e shënuar ndonjëherë gjatë prillit

Pas një dite me temperatura rekorde për këtë stinë, Zvicra ka përjetuar mbrëmë një natë tropike. Në shumë regjione të Zvicrës, gjatë natës kanë mbretëruar temperatura mbi 20 gradë.

Shkaktar për këtë ka qenë një erë e fuqishme e ngrohtë, e cila përmes një stuhie me shpejtësi deri 200 kilometra në orë ka kaluar Alpet, ben të ditur SF Meteo. Këto erëra kanë shkaktuar vende-vende edhe dëme materiale. Po kështu janë shkaktuar edhe zjarre në pyje.

Netë të tilla tropikale janë të rralla edhe gjatë verës, ndërsa nata e mbrëmshme duhet të ketë qenë nata e parë tropikale që përgjithësisht është shënuar ndonjëherë gjatë prillit.

Po kështu e jashtëzakonshme ka qenë edhe dita e djeshme. Me temperatura të shënuara deri në 30 gradë, ka qenë kjo dita më e ngrohtë e shënuar ndonjëherë gjatë muajit prill në Zvicër.