Lajme
Nano: Shqiptarët e kanë bërë Zvicrën atdhe të dytë
Përmes një mesazhi me rastin e jisjes së detyrës, ambasadori i Shqipërisë në Zvicër, Mustafa Nano tha se emêrimi në këtë post përbën një moment të veçantë në jetën e tij.
“Jam përballë një sfide që më ngacmon si asgjë tjetër më herët, e që qysh tani më ka bërë të rishqyrtoj shumë gjëra brenda vetes, deri edhe marrëdhënien me vendin tim e me bashkëkombësit e mi”, tha Nano.
Kjo ndjesi, siç u shprwh ai, nuk ka të bëjë vetëm me faktin se do duhet t’i shërbej vendit si Ambasador, por edhe me faktin se këtë gjë do ta bëj në Zvicër, në këtë vend ku soji i njeriut ka bërë/nxjerrë më të mirën e vet, duke i dhënë botës një model gati të përsosur qeverisjeje, paqeje, stabiliteti, begatie e bashkëjetese.
“Nuk ka asnjë popull në këtë planet që të mos ketë se çfarë të mësojë nga Zvicra”, theksoi tutje Nano.
Shqipëria sipas Nanos nuk u bë Zvicër asnjë herë, por ka ndodhur diçka tjetër e bukur: shumë shqiptarë, si të kenë dashur t’i japin se s’bën një kuptim dëshirës së rilindësve, për të cilën e kanë bërë tanimë Zvicrën një atdhe të dytë.
“Mijëra shqiptarë të Kosovës jetojnë këtu prej disa gjeneratash. Një pjesë e tyre janë të integruar, dhe të tjerët janë duke u përpjekur të arrijnë të njëjtën gjë. Ata duhen inkurajuar në këtë proces integrimi, por në të njëjtën kohë, në përpjekje për të ruajtur e forcuar lidhjet e tyre me vendin e identitetin e origjinës, le ta dinë se derën e Ambasadës Shqiptare do ta kenë si gjithnjë të hapur, në të njëjtën masë që do ta gjejnë të hapur edhe ata që kanë një pasaportë të Republikës së Shqipërisë. Ambasada e RSH-së në Bernë do të jetë në shërbim të të dytëve e në dispozicion të të parëve. Jo vetëm sepse e kemi për detyrë, por edhe sepse shqiptarët e Zvicrës janë një premisë, madje edhe garanci, për forcimin e marrëdhënieve mes vendeve tona”, u shpreh Nano.
Këto marrëdhënie, shtoi Nano, nuk kanë të sharë, por forcimi i tyre do të jetë një përparësi në veprimtarinë time diplomatike. Dhe kjo përparësi nuk ka të bëjë me ndonjë predispozicion. Përkundrazi, përbën qëllimin e themelin e punës së çdo Ambasadori.
E-Diaspora
-
“Tri Net Film Fest”, në kërkim të historisë përmes filmit shqiptar Të shtunën që shkoi përfundoi në Spreitenbach (AG) festivali i filmit "TriNetFilmFest", i cili këtë vit...
-
13 vjet burgim për shqiptarin që hyri për të vjedhur një shtëpi në Londër
-
Leutrim Aliji, pianisti virtuoz që bashkoi muzikën klasike me shpirtin shqiptar
-
Art Julius Aurel kandidon për parlamentin e Steiermark-ut
-
Rihapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
“Falë Granit Xhakës, unë jam dikushi”, thotë i riu i hendikepuar, Musa Musiqi 21-vjeçari nga Zvicra Lindore vuan nga paraliza cerebrale për shkak të një hemorragjie të trurit në...
-
Një në nëntë zviceranë investojnë në kriptovaluta
-
A janë të hapura vendet e punës në administratën publike në Zvicër për të huajt?
-
Një tren i ri nëpër hekurudhat e Zvicrës
-
Identifikohet rritje mallrash të paligjshme dhe potencialisht të rrezikshme