Kosova
‘Nëna e Kosovës’, pse Madeleine Albright ishte figurë aq e dashur për Kosovën
‘Të mos gabojë askush. Për sa kohë që kjo është dëshira juaj, Kosova do të mbetet shtëpia juaj’.
Me këtë fjali, në qendër të Prishtinës më 29 qershor të vitit 1999, ish-Sekretarja Amerikane e Shtetit, Medeline Albright, i siguroi qytetarët e Kosovës se vendi i tyre është i lirë.
Ata brohorisnin “Nëna”, një epitet që e përdorën përgjatë 23 vjetëve të fundit për zonjën Albright.
“Dhe është reflektuar në mbështetjen tonë për Gjykatën Ndërkombëtare të Krimeve të Luftës se drejtësia është mbi paqen. Të akuzuarit për spastrim etnik dhe vrasje duhet të vihen para ligjit dhe se Slobodan Millosheviç duhet të japë llogari për krimet e tij”, tha Albright gjatë fjalimit.
E quajtur shpesh “Lufta e Albright”, ajo u bë zë i fuqishëm ndërkombëtar në rrugëtimin e Kosovës si vend demokratik.
Për kontributin për çlirimin e Kosovës më 2019, në përvjetorin e 20-të të hyrjes së trupave të NATO-s, në Prishtinë u zbulua busti për nder të saj.
Po në vitin 2019 Kosova e dekoroi ish-sekretaren Albright me Urdhrin e Lirisë.
Ajo vazhdimisht ka thënë se ndërhyrja e NATO-s në Kosovë ishte gjëja e duhur “në emër të lirisë”.
Gjatë mandatit të saj si sekretare ka kontribuar për zgjerimin e Aleancës së NATO-s, ka punuar në reduktimin e përhapjes së armëve bërthamore dhe ka punuar në të drejtat e njeriut dhe demokracinë në mbarë botën.
Në vitin 2012 u nderua me Medaljen Presidenciale të Lirisë, që është çmimi më i lartë civil në SHBA.
Ajo vdiq në moshën 84-vjeçare nga një sëmundje e rëndë.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
I riu kosovar humb jetën në Kroaci Bëhet e ditur se M.B. ka humbur jetën në shtetin kroat, përcjell albinfo.ch. Sipas mediave, thuhet...
-
Jeta Gashi punësohet në Spitalin Universitar të Cyrihut
-
Tubimet e partive në diasporë, ambasadori gjerman në Kosovë del me reagim
-
Manifestim kulturor për festat e nëntorit, organizuar nga KMSHZ
-
LAPSH në Gjenevë, kërkon ndihmë për nxënësit e Shkollës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Jeta Gashi punësohet në Spitalin Universitar të Cyrihut Një storje suksesi nga Kosova në Zvicër ...
-
Dy të tretat e zviceranëve të papunë gjejnë sërish punë
-
Studimi që zbulon dallimet në kulturën ushqimore midis Zvicrës dhe fqinjëve
-
Migros Aare shfuqizon ditët e zbritjes për pensionistët
-
Libri “Masakrat në Kosovë 1998 – 1999”, një monument kundër harresës