Integrimi
Naimi, konkurrencë zviceranëve në sportin e tyre tradiconal
Për mediet, suksesi sportiv Naimit kishte rëndësi të dorës së dytë. Prejardhja e tij e huaj ishte temë më e rëndësishme për to. “Isha i vetëdijshëm se prejardhja ime kosovare ishte ajo që u interesonte te unë
Banorët e Radavcit të Pejës kanë njohuri për sportin “Schwingen” (mundjen tradicionale zvicerane) falë kushëririt të tyre, Naim Fejzajt, i cili është bartës i dyfishtë i kurorës së këtij sporti në nivel të kantonit të tij, Apenzell. Ai ushtron në klubin e “Schwinger”-ëve në fshatin ku jeton, Wolfhalden.
Në vitin 2012 shqiptari i ri, në festën (garën) vjetore të kantonit Appenzell kishte fituar kurorën e parë, si 17 vjeçar. Kjo arritje shënonte pikën kulmore të sezonit për të atëbotë, për çka u bë edhe temë e medieve.
Por për mediet, suksesi sportiv Naimit kishte vetëm rëndësi të dorës së dytë. Prejardhja e tij e huaj ishte temë më e rëndësishme për to. “Isha i vetëdijshëm se prejardhja ime kosovare ishte ajo që u interesonte te unë”, thotë i riu tashmë 19 vjeçar.
Dhe, në fakt prania e medieve ishte bërë e tepërt për të. Ai dëshironte që me sukseset në “ring” të arsyetonte interesimin e madh të medieve e jo me diçka tjetër. Por, presioni i brendshëm që i ishte krijuar pengonte rezultatet sportive të schwingerit të ri.
“Sikur të kisha dhënë më pak intervista atëbotë… Përpiqesha së tepërmi që veprimet t`i mbështetja me fjalë”, thotë ai sot. Veç kësaj, edhe një lëndim i thembrës bëri që Fejzaj i ri ta humbiste gjithë sezonin sportiv të vitit 2013. Naimi ishte afër t`i humbiste shpresat por sërish mbizotëroi vullneti i çeliktë dhe ai vazhdoi stërvitjet edhe pse ende ecte me kukëza.
Në fillimet e marrjes me këtë sport, Naim Fejzaj ishte paraqitje e jashtëzakonshme në mesin e sportistëve që të gjithë ishin zviceranë të lindur. Vetëm 1 për qind e të gjithë mundësve tradicionalë të Zvicrës janë me prejardhje të huaj. Dhe përkundër faktit se Fejzaj është i lindur në Zvicër, atij i duhej t`i duronte fjalët si “çfarë dëshiron ky `Jugo`këtu” etj., të thëna nga konkurrentët e tij në kampionatin e parë për të rinj.
Si ish xhudist, atij depërtimi fillestar në sportin e ri i ishte dukur i thjeshtë. Ai ishte pritur mirë në klubin e sa që madje ishte befasuar se sa shpejtë e kishin pranuar kolegët në mesin e tyre. Prejardhja asnjëherë nuk kishte qenë pengesë në vlerësimin e rezultateve. Prandaj nuk është befasuese që ai ndjehet zviceran.
“Në Zvicër jam i lindur, jam rritur dhe e kam ndërmend që këtu edhe të plakem”, thotë mundësi i ri. Në sportin e tij, Naimi e pëlqen luftën “mes burrash”, me ç`rast ashpërsia e treguar në ring, kthehet në miqësi pas përfundimit të saj.
Fejzaj përveç me mundje, merret edhe me hendboll. Ai është portier për BSG Vordeland në Ligën e Dytë të Zvicrës.
Në sezonin aktual, Fejzaj, pas pauzës së shkaktuar nga lëndimi ka filluar sërish t`i radhisë sukseset. Së fundi ai ka fituar edhe njëherë kurorën në festën kantonale të mundjes. Tash ai shpreson ta fitojë kurorën edhe në festën kantonale të mundjes në Shaffhausen. Dhe, në rast se e fiton edhe këtë kurorë, për të do të festojnë jo vetëm në Wolfhaden por edhe në Radavc.
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Përmbledhje e lajmeve më të fundit të së enjtes në Zvicër Karin Keller-Sutter merr presidencën e Zvicrës; hyn në fuqi ndalimi për fshehjen e fytyrës në publik;...
-
Bumi i çmimeve dhe shtëpitë e dyta: Ndryshimet e tregut zviceran të pronave në vitin 2025
-
Çfarë pritet në Zvicër në 2025 për lejet e punës, punët dhe pagat
-
Ndryshimet kryesore që mund të prisni në Gjenevë në vitin 2025
-
Çfarë dihet deri më tani për uljen emergjente fatale të avionit zviceran?