Lajme
Nafta pëson rënie të çmimit në aksionet globale
Për shkak të presionit nga forcimi i dollarit
Aksionet botërore kanë pësuar disa lëkundje në tregtimin e tyre, ndërkohë që çmimet e naftës patën një rënie të martën teksa tregtarët janë të shqetësuar për perspektivat e shtrëngimeve të mëtejshme të politikave monetare nga ana e bankave qendrore, si dhe për shëndetin e ekonomive në mbarë botën.
Roli i dollarit si një valutë e sigurt për investitorët e shqetësuar për perspektivën ekonomike globale është dobësuar ndjeshëm në javët e fundit, pasi monedha amerikane ka rënë në nivelet rekord të dy dekadave përkundrejt shumë monedhave të tjera, ndërkohë që euro u barazua me dollarin.
Indeksi pan-europian STOXX 600 u rrit me 0.49% dhe indikatori matës i MSCI për aksionet në të gjithë globin ra me 0.22%.
Euro ka qenë tepër vulnerabël për shkak të ndikimit të rritjes së vazhdueshme të çmimeve të gazit natyror në ekonominë rajonale dhe të luftës në Ukrainën fqinje, ndërsa Banka Qendrore Europiane nuk ka vepruar njësoj si homologet e saj për rritjen e normave të interesit.
Indeksi i dollarit ra me 0.148%, me euron që u rrit me 0.12% duke shkuar në 1.0051 dollarë, ndërsa jeni nuk ishte shumë larg nivelit të tij më të dobët në më shumë se dy dekada.
Analistët po reduktojnë vlerësimet e tyre për fitimet e këtij sezoni, i cili fillon këtë javë me raportet nga JPMorgan Chase & Co, Citigroup Inc dhe Wells Fargo & Co, ndër të tjera.
Sentimenti i investitorëve gjermanë pësoi rënie gjatë korrikut, sipas një indeksi të publikuar të martën.
Të dhënat ekonomike, duke përfshirë inflacionin e konsumit në SHBA të mërkurën, si dhe komentet nga zyrtarët e Rezervës Federale, do të jenë në fokus gjatë kësaj jave, teksa investitorët kërkojnë të dinë detaje në lidhje me rezultatin e mundshëm të takimit të ardhshëm të komitetit të politikës monetare të Fed-it.
Një shifër e lartë e inflacionit do të shtonte presion mbi Fed për të përshpejtuar ritmin e saj tashmë agresiv të rritjes së normave të interesit.
“Ka një qasje të vazhdueshme të uljes së ekspozimit ndaj riskut në tregje, duke pasur parasysh pritshmëritë që inflacioni mund të rritet përsëri në vazhdim dhe Rezerva Federale ka shumë hapësira për të shkuar drejt në rritjeje të mëtejshme të normave”, tha Ross Mayfield, analist i strategjisë së investimeve në Baird.
Në Wall Street, Dow Jones Industrial Average u rrit me 0.16%, ndërsa S&P 500 pësoi një rënie me 0.15% dhe Nasdaq Composite ra me 0.13%.
Indeksi i MSCI për aksionet e rajonit të Azizë dhe të Paqësorit, pa përfshirë Japoninë, u mbyll me 1.04% më pak, ndërsa Nikkei i Japonisë pati një rënie prej 1.77%.
Investitorët po ndjekin gjithashtu situatën me një numër gjithnjë e më të madh të qyteteve kineze, duke përfshirë kryeqendrën tregtare të Kinës, Shangain, të cilat po miratojnë kufizime të reja lidhur me COVID-19 për të reduktuar infektimet, pas zbulimit të një nënvarianti shumë të transmetueshëm të Omicron.
Rritja e kostove të energjisë në Europë është gjithashtu një tjetër frikë e madhe për investitorët, pasi tubacioni më i madh dhe i vetëm që transportonte gaz natyror nga Rusia për në Gjermani hyri në një periudhë të përvitshme 10-ditore të mirëmbajtjes. Investitorët janë të shqetësuar se mbyllja e këtij tubacioni mund të zgjatet përtej afatit për shkak të luftës në Ukrainë, duke kufizuar akoma më shumë furnizimet me gaz në Europë dhe duke e futur ekonominë e eurozonës në një recesion.
Yield-i i bonove 10-vjeçare të thesarit ra me 3.1 pikë bazë, duke shkuar në 2.960%, një rënie e menjëhershme nën nivelin 3%, pasi investitorët blenë bono me risk tepër të ulët nga shitjet që u bënë në Wall Street.
Yield-i dyvjeçar i bonove të thesarit në SHBA, i cili zakonisht lëviz në të njëjtin ritëm me pritshmëritë për normat e interesit, u ul me 3.1 pikë bazë duke shkuar në 3.039%.
Frika për rritjen ekonomike lidhet kryesisht me naftën, pavarësisht shqetësimeve për furnizimet e pakta.
Çmimet e naftës ranë ndjeshëm ditën e martë, për shkak të presionit nga forcimi i dollarit, të rënies së kërkesës si pasojë e COVID-19 nga importuesi kryesor i naftës së papërpunuar, Kina, dhe si rrjedhojë e frikës për një ngadalësim ekonomik global.
Ҫmimi i arit mbeti në nivele të qëndrueshme, me çmimet spot poshtë 0.4%, në 55.51 dollarë për gram.
Çmimet e kriptomonedhave pësuan rënie, me bitcoin që ra me 0,9% duke shkuar në 19,769.95 dollarë./ Reuters
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës