Lajme
Nacionalistët serbë: “SVP, e vetmja parti në këtë vend që na kupton!”
Debati lidhet me ndalimin e shfaqjes së filmit "Republika srpska -Lufta për liri", të regjisorit nacionalist serb, Boris Malagurski
Pas protestave gjithandej në Zvicër, filmi kontrovers “Republika Srpska – lufta për liri” i regjisorit serb Boris Malagurski nuk u lejua të shfaqet në shumë kantone. Por ai është shfaqur në disa lokalitete të Kantonit St. Gallen, transmeton albinfo.ch. Filmin dokumentar që konsiderohet se përpiqet të mohojë gjenocidin boshnjak – e kanë shfaqur nga shoqatat kulturore serbe në Altstätten dhe Thal e shfaqën atë.
Mediat zvicerane shkruajnë gjerësisht për shqetësimin që ka ngjallur lajmi për mundësinë e shfaqjes së filmit në Zvicër. Gazeta Tages Anzeiger, përveç që ka pasqyruar këtë shqetësim, ka marrë edhe opinione nga pjesëtarë të komunitetit serb në Zvicër. Sipas tyre, ky film nuk është kundër asnjë etnie por paraqet të vërtetën në Republikën serbe. Ata i pengon fakti se ky film nuk po lejohet të shfaqet dhe se shumica e publikut është kundër shfaqjes së tij. Shumica, përveç partisë së krahut të djathtë, SVP, shkruan albinfo.ch. Ajo “është e vetmja parti në këtë vend që na kupton ne”, citohen të kenë thënë nacionalistë serbë të Zvicrës.
Të kujtojmë: kjo parti ka udhëhequr në disa raste fushata kundër shqiptarëve të Zvicrës ndërsa eksponentë të lartë të kësaj partie janë dënuar nga gjyqet zvicerane për nxitje të urrejtjes po kështu ndaj shqiptarëve të Zvicrës.
Dhe, në fakt, njëri ndër eksponentët më radikalë të kësaj partie, ish deputeti nacional Christoph Mörgeli del hapur në mbrojtje të këtij filmi dhe të entitetit të “Republika Srpska”. Ai, në një intervistë për Tages Anzeiger (të “plotësuar” në javoren e SVP-së “Die Weltwoche”) kundërshton duke i quajtur “shpifje” gjykimet që i bëhen filmit dhe regjisorit. Mörgeli pranon se ka marrë pjesë në solemnitetin e organizuar me rastin e 30 vjetorit të themelimit të “Republika Srpska”-s.
“Më ftuan organizatorët në shenjë falënderimi për shkrimin në Weltwoche për historinë e serbëve dhe marrëdhëniet e ndryshme që kanë shumë zviceranë me ta”.
Por, pyetjes përse duhej të merrte pjesë në shënimin e një date që në Bosnjë është e ndaluar, ai i përgjigjet: “Në dijeninë time, festimi i 30-vjetorit të Republikës Srpska në komunën e Dietikonit nuk ishte i ndaluar, kështu që çdo politikan zviceran mund të kishte marrë pjesë. Kjo republikë bazohet në Marrëveshjen e Dejtonit dhe njihet sipas ligjit ndërkombëtar”.
Regjisori serbo-kanadez Boris Malagurski njihet për shtrembërimin e fakteve në filmat e tij dhe relativizimin e gjenocidit të Srebrenicës. Filmi i tij i fundit po shkakton protesta të ashpra në të gjithë Evropën. Fakti që dy shoqata kulturore serbe në Kantonin e St. Gallenit ende e tregojnë këtë është i pafalshëm, thotë një e re nga Zvicra Lindore, me prejardhje nga Bosnja, shkruan gazeta Tagblatt.ch.
Filmi “lavdëron ideologjitë që çuan në gjenocid dhe krime të shumta lufte”. Me këto fjalë, gruaja në fjalë i ka shkruar redaksisë së gazetës në fjalë, përcjell albinfo.ch. Tubimet nacionaliste dhe të krahut të djathtë ku u shfaq filmi shkaktuan “ritraumatizimin” midis pjesëtarëve të komunitetit zvicerano-boshnjak.
E-Diaspora
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit Vetëm dy raunde i kanë mjaftuar boksierit shqiptar, Jurgen Uldedajt, të mposhtë rivalin që kishte përballë,...
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
-
Gjykata në Cyrih dënon një shtetas të Kosovës dhe një të Shqipërisë me burgim dhe dëbim
-
Sonte në Bazel u shfaq premiera e komedisë shqiptaro-zvicerane “Te Berberi – rritet prapë”
-
albgala 2024: Yjet Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Këto pritet të jenë çmimet e biletave për Eurovision Transmetuesi Zviceran SRG SSR ka zbuluar detajet e Konkursit të Këngës në Eurovision 2025 në Bazel....
-
Autoritetet e Gjenevës u kujtojnë banorëve që të shmangin mbingarkimin e dhomave të urgjencës gjatë pushimeve
-
Zvicra mund të ndërtojë termocentrale të reja bërthamore
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
-
Si mund të humbasin pronarët e shtëpive të dyta në Zvicër në ligjin e ri tatimor?