Shqipëria

Naçi: Janë mbledhur 7 mln euro, do të shkojnë për ata që kanë nevojë

Kryeministri Edi Rama dhe imami Elvis Naçi kanë qenë sot në Thumanë

Kryeministri Edi Rama dhe imami Elvis Naçi kanë qenë sot në Thumanë për të parë nga afër punën që po bëhet për përgatitjen dhe ngritjen e ndërtesave të reja. Në Thumanë po vijon puna për ndërtimin e banesave të qytetarëve që mbetën në ‘qiell të hapur’ pas tërmetit të 26 nëntorit.

7 milionë euro thotë imami Naçi se janë mbledhur nga donacionet dhe paratë do të shkojnë për njerëzit në nevojë. Nëse ka më shumë nevojë se 7 milionë euro, ai i kërkon kryeministrit që pjesa tjetër të mbulohet nga buxheti i shtetit.

Gjatë ecjes në zonë, Rama nuk ka kursyer as ironitë dhe fyerjet ndaj gazetarëve dhe analistëve, kur i krahasoi me një qen.

Pjesë nga dialogu

Rama: Ne do bëjmë modelet e shtëpive t’i përshtaten traditës.

Rama banorit: Mos e ke prish vetë shpinë? Kemi kete tokën e shtetit. Do t’i bëjmë shtëpitë si qytezë. Me këto ndërtime që kemi bërë për një fshat na duhet më shumë tel se Gjermanisë.

Brenda pranverës së ardhshme këtu do të shihni shtëpitë. Do bëjmë shkollën, qendrën shëndetësore dhe infrastrukturën, rrugën dhe sheshin.

Banor: Nuk është faji jot.