Opinione
Myslimanët shqiptarë në Zvicër nuk janë të organizuar as nga Güleni, as nga Erdogani*
Reagim ndaj opinionin të Nexhmije Mehmetaj „Duhet njohur shkollën shqipe në vend të islamit zyrtar zviceran“*
Ajo që duket qartë është se zonja që ka shkruar këtë tekst nuk ka as njohuri minimale mbi organizimin fetar të shqiptarëve në Zvicër. Komuniteti musliman në Zvicër nuk është organizuar as nga Güleni, as nga Erdogani dhe as nga Arabia Saudite, por janë xhami të themeluara nga mërgimtarët shqiptarë që jetojne në Zvicër. Të gjitha të organizuara në formën juridike të shoqatave (gjermanisht “Verein”) me funksionim sipas ligjeve të vendit.
Qëllimi i xhamive është praktimi i riteve fetare, kultivimi i besimit dhe kultures si dhe përcjellja e vlerave fetare dhe kombëtare te brezat e rinj. Këtu padyshim se hyn edhe gjuha jonë si pjesë e kulturës dhe identitetit tonë shqiptar. Kjo është jo vetem e drejtë e xhamive por edhe obligim moral.
Zonja, siç shihet e ka vështirë të besoj se këto xhami janë të themeluara nga vet shqiptarët dhe se kanë qëllimet që i permenda më lartë. Pse përndryshe ajo do të supozonte se këto janë të financuara apo të infiltruara nga ideologji të huaja që kanë “projekte anti-evropiane”? Për zonjën Nexhmije është e pabesueshme se mund të ketë njerëz (në këtë rast shqiptar) që janë besimtar musliman e që praktikojnë fenë dhe e bartin ate tek brezat e rinj dhe këtë duke mos pasur asnjë qëllim të keq. Këtu qëndron problemi i opinionistes. Nga egocentrizmi i saj është e pamundur kjo gje, prah patjetër të ketë ndonjë qëllim të fshehur e që nuk është i mirë. E vetmja gjë që mund t‘i rekomandohet zonjës si dhe cdo kujt tjetër që mendon kështu, është që te vizitoj xhamitë, të flas me imamët,me kryesinë e xhamive si dhe me nxënësit në xhami. Dhe këtë pa frikë, se në Zvicër nuk ështe pushteti i vdekur i komunistëve shqiptarë dhe jugosllav lirisht mund të hyni dhe të dilni nga xhamia pa asnjë pasojë!
Problemi tjetër në këtë tekst është se gjuha shqipe dhe identiteti kombëtar shihen si antipol i fesë. Edhe kjo pikëpamje është pasojë e shpërlarjes së trurit në kohën e komunizmit kur fetë (të gjitha, jo vetëm Islami) quheshin “zakone të prapambetura” dhe praktikuesit e fesë denoheshin ose vriteshin. Zonjë e nderuar, nuk ka asnjë kundërshtim mes të qenurit shqiptar dhe musliman. E para është kombi, gjuha, vendi dhe kultura në të cilën jemi lindur dhe rritur. E dyta është ajo që kemi zgjedhur të besojmë, në të cilën jemi të bindur se është rruge e shpallur nga Zoti për të arritur lumturinë e kësaj bote dhe të botës së amshueshme, duke adhuruar Zotin dhe duke bërë mirë dhe duke u ndaluar nga e keqja. Mandej vete feja na mëson që të duam atdheun, kombin etj. Këto dy elemente të identitetin janë të pandashme dhe plotësuese për njëra-tjetrën.
Ne opinionin e zonjës xhamitë që japin mësim të gjuhës shqipe kritikohen për këtë. Epo pyes, nëse xhamitë dhe imami apo mësuesi aty nuk eshte i kualifikuar sa duhet për të mësuar gjuhën shqipe, çfarë të bëhet atëherë? Të mos mësohet gjuha aspak? Zgjidhja më e mirë do ishte sikur shkollat shqipe në kuadër të LAPSH-it do të organizonin mesim te gjuhes ne xhamite. Por, për këtë do të ishte e nevojshme që disa nga këta mësues te çliroheshin nga islamofobia që ju ka mbetur që nga komunizmi dhe të pranonin faktin që xhamite shqiptare në Zvicër janë mbrojtësit dhe promovuesit më të mëdhenj të kultures dhe gjuhës tonë. Ndërsa kërkesat e zonjës dhe disa tjerëve që shteti zviceran të ndalojë veprimtarinë e xhamive janë prova më e mirë se në dimenzionet e cilës kohë mendojnë këta njerëz!
Pikëpamjet e shprehura në këtë opinion shprehim mendimet e autorit dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht mendimet e redaksisë dhe vijnë si reagim ndaj opinionin të Nexhmije Mehmetaj të publikuar në albinfo.ch: „Duhet njohur shkollën shqipe në vend të islamit zyrtar zviceran“*
Mexhit Ademi
E-Diaspora
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga Ylli shqiptar i Bayer Leverkusenit, Granit Xhaka, ka përfunduar si pjesë e formacionit më të mirë...
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR
-
“K’cimi i Tropojës”, piktori Gazmend Freitag dhe magjia e trashëgimisë kulturore shqiptare
-
Gjykata Federale ndalon dëbimin e kosovarit: Djali i tij është invalid i rëndë
Jeta në Zvicër
-
Mediat: Shërbimet mjekësore zvicerane të bëra jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane Në Zvicër, shërbimet mjekësore të kryera jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane, pavarësisht se kushtojnë më...
-
Anëtari i ekuipazhit zviceran ende në kujdes intensiv pas uljes urgjente në Austri
-
Ulja emergjente e avionit zviceran në Graz është shkaktuar nga një problem teknik
-
Berna ka përditësuar, në internet, hartën e saj të rreziqeve sipas qyteteve të kantonit
-
Sa e rëndësishme është marrëveshja e BE-së për ekonominë tonë të eksportit?