Bota
Myslimanët shpëtuan shumë jetë në Londër
Shumë myslimanë ishin të zgjuar për shkak të muajit të Ramazanit dhe shumë po ktheheshin nga xhamitë. Ata ishin ndër të parët që kanë arritur në vendin e ngjarjes, duke shpëtuar shumë jetë, kanë thënë dëshmitarët
Shumë më shumë do të kishin vdekur në Londër, kur një ndërtesë e kaploi zjarrin po të mos ishin myslimanët, të cilët ishin të zgjuar për shkak të muajit të Ramazanit, shkruan “indy100.com”.
Myslimanët ishin zgjuar për shkak të Ramazanit, por edhe për shkak se shumë ishin duke u kthyer nga xhamia, përcjell albinfo.ch.
Myslimanët ishin ndër njerëzit e parë që erdhën, duke iu ndihmuar atyre që ishin në rrezik për jetë në Kullën ‘Grenfell Tower’. Ata kanë ndihmuar me ujë, ushqime dhe rroba për viktimat e zjarrit.
Një video e publikuar në vendin e ngjarjes tregon për një grua, duke u lutur për viktimat dhe rolin e myslimanëve në kujdesin e të lënduarve menjëherë pas zjarrit.
“Sikur të mos kishte djem të rinj myslimanë që ishin duke u kthye nga xhamitë, shumë më tepër njerëz do të kishin vdekur. Ata duan të flasin për ata vetëm për gjëra të këqija, por kur bëjnë mirë – ata ishin njerëzit e parë që u kanë ndihmuar njerëzve”, ka thënë ajo.
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Kombësia ka ndikim në pagat në Zvicër Pagat e shtetasve zviceranë janë statistikisht më të larta se ato të shtetasve të huaj, tregon...
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira