Feja
Myslimanët në Zvicër kanë mundësinë të reflektojnë fenë e tyre në mënyrë akademike
Për albinfo.ch flasin: Drejtori ekzekutiv i Qendrës Zvicerane për Islam dhe Shoqëri SZIG, Prof.dr. Hansjörg Schmid, drejtori i qendrës, Prof. Dr. Amir Dziri dhe Nadire Mustafi, (M.A.), doktorante në këtë qendër
Nga viti 2015 në kuadrin e Universitetit të Freiburgut, për herë të parë në Zvicër, ka filluar me punë Qendra Zvicerane për Islam dhe Shoqëri (SZIG). Me çfarë qëllimi është themeluar kjo qendër, cilat janë prioritetet e saj, cila është rëndësia e ekzistimit të një qendre për studime islame në Zvicër, si reflektohet në këtë qendër prania e shqiptarëve myslimanë në Zvicër, etj. Këto janë vetëm disa nga çështjet për të cilat albinfo.ch ka biseduar me drejtorin ekzekutiv të SZIG, Prof.dr. Hansjörg Schmid, drejtorin e qendrës, Prof. Dr. Amir Dziri dhe Nadire Mustafin, (M.A.), njëra ndër shtatë doktorantët në këtë qendër.
Albinfo.ch: Cila është rëndësia e themelimit të Qendrës Zvicerane për Islam dhe Shoqëri (SZIG) në Universitetin e Freiburgut?
Prof. Dr. Hansjörg Schmid (Drejtori ekzekutiv i qendrës): Themelimi i Qendrës Zvicerane për Islam dhe Shoqëri (SZIG) në Universitetin e Freiburgut në vitin 2015 tregon se reflektimi mbi Islamin dhe myslimanët është bërë një pjesë integrale e Zvicrës. Ne jemi aktivë në fushat e hulumtimit akademik, mësimdhënies dhe trajnimeve të ndryshme.
Albinfo: Studime teologjike islamike në një universitet të Zvicrës. A ka nevojë për studime teologjike islamike dhe cila është rëndësia e tyre?
Prof. Dr. Amir Dziri (Drejtori i qendrës): Myslimanët në Zvicër kanë mundësinë të reflektojnë fenë e tyre në mënyrë akademike. Kjo tregon përpjekjet drejt një shoqërie integruese dhe gjithëpërfshirëse që i merr seriozisht parasysh të gjithë njerëzit që jetojnë në Zvicër dhe u ofron atyre hapësirë për t’u përfshirë në këtë kontekst. Studimet teologjike islamike tregojnë gjithashtu se është shumë normale të jesh zviceran dhe mysliman në të njëjtën kohë. Është e rëndësishme që myslimanët në Zvicër kanë mundësi për të reflektuar shkencërisht në fenë e tyre dhe të interpretojnë atë në kontekstin e realiteteve të tyre në Zvicër. Përndryshe, mbeten të varur nga interpretimet nga jashtë, të cilat, megjithatë, nuk mund të kuptojnë realitetet e jetës së myslimanëve zviceranë.
Albinfo.ch: Përse është i rëndësishëm reflektimi racional mbi religjionin në përgjithësi dhe atë islam në veçanti?
Prof. Dr. Amir Dziri: Për shumë njerëz, feja vazhdon të luajë një rol të rëndësishëm në jetë, qoftë feja islame apo cilado tjetër. Në të njëjtën kohë, Zvicra është një shoqëri me shumë fe dhe mënyra të ndryshme të jetesës, që do të thotë se fetë duhet të mësojnë të trajtojnë njëra-tjetrën me respekt. Islami është akoma religjion relativisht i ri në Zvicër dhe deri më tani nuk ka pasur asnjë mënyrë që myslimanët të reflektojnë mbi fenë e tyre.
Albinfo.ch: Çfarë ofrojnë programet e doktoratave dhe magjistraturave të kësaj Qendre?
Prof. Dr. Hansjörg Schmid: Për herë të parë, programi i doktoratave ofron një hapësirë për reflektim në diskutimin e studimeve teologjike islamike në Zvicër. Shkencëtaret dhe shkencëtarët e rinj të socializuar këtu, bëjnë kualifikimin e tyre akademik dhe kontribuojnë në tema që janë me interes si për komunitetin mysliman ashtu edhe për shoqërinë në tërësi.
Kur bëhet fjalë për ndërtimin e përkujdesjes shpirtërore myslimane në spitale ose burgje, kërkohet punë themelore në mënyrë që të mund të zbatohet një ofertë profesionale. Ndër të tjera, ne ofrojmë një program master “Islami dhe Shoqëria”, i cili lidh perspektivat teologjike dhe ndërdisiplinore.
Prof. Dr. Amir Dziri: Programi i doktoratave dhe ai i masterit bazohen në dy fusha: në Islamin dhe shoqërinë. Nga njëra anë, shikohet se cilat ide dhe cilat njohuri ekzistojnë në traditën islame.
Nga ana tjetër, pyetet se cilat nevoja aktuale ekzistojnë në shoqëri në lidhje me fetë. Në programin e doktoratave, shtatë studentë të doktoraturës po zgjerojnë ekspertizën e tyre shkencore dhe hapin tema të rëndësishme nga edukimi fetar në kujdesin shpirtëror deri në kuptimin e fesë së imamëve shqiptarë në Zvicër.
Albinfo.ch: A mund të na tregoni diçka më tepër mbi temat të cilat i trajton ky program i doktoratave dhe i studimeve te masterit?
Prof. Dr. Amir Dziri: Ka tema më praktike dhe tema më shumë teorike. Përkujdesja shpirtërore islame, puna sociale në kontekstet myslimane, lidhja/relacioni midis Islamit dhe migracionit në komunitetet shqiptare ose si mësohet islami në xhami, janë projekte më praktike. Një projekt më teorik shqyrton imazhin e njeriut në Kuran dhe se si njerëzit mund ta kuptojnë shpalljen hyjnore, ndërsa një projekt tjetër i kushtohet mistikut Frithjof Schuon, i cili ka ndërtuar komunitetin e parë sufist në Zvicër.
Albinfo.ch: Komuniteti shqiptar mysliman përbën një pjesë të rëndësishme të shoqërisë zvicerane, si në numër, po ashtu edhe në shtrirje. Si e trajton Qendra këtë realitet?
Prof. Dr. Amir Dziri : Myslimanët që flasin shqip influencojnë dhe formojnë Islamin në Zvicër në mënyra të ndryshme. Instituti ynë e merr parasysh këtë në nivele të ndryshme. Ne punojmë shumë me bashkësi, shoqata ose individë që flasin shqip, por shumë kolegë shqiptarë janë gjithashtu aktivë si shkencëtarë.
Bashkëjetesa paqësore në kushtet e diversitetit fetar
Albinfo.ch: Znj. Mustafi, ju jeni një prej shtatë personave që janë duke e bërë disertacionin e doktoratës në këtë Qendër. A mund të na tregoni diçka më tepër mbi temën dhe rëndësinë e disertacionit tuaj?
Nadire Mustafi, M.A.: Programi i doktoratave ofron qasje në ekzaminimin shkencor të fesë Islame dhe traditës fetare individuale dhe po ashtu edhe në kontekstualizimin e saj në shoqërinë në të cilën jetojmë. Hulumtimet e mia në lidhje me disertacionin që e shkruaj në kuadër të kësaj qendre, janë rreth temës së edukimit islam në mesin e të rinjve myslimanë në Zvicër. Unë do të doja të hetoja se në ç’ masë ofertat e tilla, që u ofrohen të rinjve, marrin parasysh kërkesat e të tyre individuale dhe çfarë mund të bëjë dhe a mund t‘ju ndihmojë një reflektim në formë pedagogjike-islame formateve të tilla mësimore, personave dhe institucioneve myslimane në Zvicër.
Vendet dhe formatet ku jepen dituri Islame ose njohuri mbi Islamin, janë shumë të ndryshme. Tashmë mbas një kohe në fushën e hulumtimit mund ta themi këtë. Aktorët që ofrojnë mësimin janë gjithashtu shumë të larmishëm dhe ndonjëherë janë pjesë e organizatave myslimane, shumë “plural” dhe të ndryshëm në biografitë e tyre. Islami si lëndë e mësimit në kontekstin zviceran duhet të jetë i rrënjosur në traditat e pasura të Islamit dhe të jetë i lidhshëm dhe i zgjerueshëm përmes reflektimit kritik për të tashmen.
Kjo është mënyra e vetme për të përmbushur pretendimin që kërkon modeli Freiburg-ut. Ky model përshkruan të vazhdojmë traditat e diskurseve islame, në një mënyrë koherente dhe shkencore-metodike të sigurt. Njerëzit fetarisht të pjekur mund të japin një kontribut të rëndësishëm për bashkëjetesën paqësore në diversitet dhe duke pasur parasysh shoqëritë plurale bashkëkohore, mund të themi se jeta në këto shoqëri është shumë sfiduese, në veçanti për të rinjtë. Prandaj dituria mbi fenë mund të sigurojë mirëkuptim e ndërsjellë ndaj njëri tjetrit.
Rromir Imami
E-Diaspora
-
Humor shqiptar në ekranin zviceran, Vedat Bajrami protagonist në “Te Berberi – rritet prap” Për të zbuluar më shumë rreth këtij projekti emocionues, Albinfo.ch sjell një intervistë me aktorin e...
-
Mbi 58 mijë votues të regjistruar jashtë Kosovës
-
Normat negative të interesit – çka nëse?
-
Vlerësim i lartë për kompaninë „Halili + Partner“ të inxhinierit Besnik Halili
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Si do të përfitojë Zvicra nga pakti i ri me Bashkimin Evropian? Pas nëntë muaj negociatash intensive - dhe disa pika të vështira gjatë rrugës - marrëveshja e...
-
Disa qiramarrës zviceranë mund të presin qira më të ulëta në vitin 2025
-
Rritje e ndjeshme e aksidenteve në ski te të moshuarit
-
Badhütte, kasollja shekullore në Rorschach, shkatërrohet plotësisht nga zjarri
-
Qeveria paralajmëron për kushte të këqija të rrugëve, rrezik nga ortekët në Alpet zvicerane