Feja
Myslimanët kërkojnë varreza si hebrenjtë në Zvicër
Modeli më i mirë për rregullimin e çështjes së varrezave të myslimanëve në Zvicër mbetet ai i hebrenjve.
Për caktimin e vendit për varrimin dhe varrezat e hebrenjve vendosin parlamentet kantonale.
Këtë zgjidhje e propozon Bashkësia Shqiptare Myslimane në Zvicër. Reagimi i tyre erdhi pas vendimit të djeshëm të Parlamentit Kantonal të St. Gallen që komunave t’u mbetet autonomia për të vendosur që në rast nevoje të hapin varreza edhe për besimtarët e feve jo të krishtera.
Kryetari i Bashkësisë Shqiptare Islame në Zvicër, imami i xhamisë së Bernës, Mustafë Mehmeti, tha për albinfo.ch se më këtë vendim vetëm se i hedhet topi komunave këtu në Zvicër.
“Në komunat e mëdha siç eshtë St Galenit, Berna, Baseli krijohen parakushte për të siguruar vende për varreza të myslimanëve, por në komunat e vogla ku ka më pak myslimanë aty nuk plotësohen kushtet për të siguruar të drejtën e tyre fetare dhe në kontekst nuk bëhet trajtimi i barabartë i myslimanëve në Zvicër“, thotë imami nga Berna duke shprehur drojën së në komunat e vogla mund të refuzohen kërkesat e myslimanëve.
“Në të ardhmen së bashku me forcat progresive në Zvicër do të gjejmë zgjidhje dhe alternativa më të përshtatshme”, thotë kreu i Bashkësisë Islame në Zvicër, Mustafë Mehmeti.
“Ne megjithatë e përshëndesim një vendim të tillë, politika aktuale e ka marrë me seriozitet praninë tonë, duke iu përgjigjur kërkesave dhe nevojave tona. Pengesa më shumë kemi në ato kantone ku pushtetin e kanë partitë politike konservative, por jo edhe në ato komuna ku e kanë pushtetin liberalët”, tha Mehmeti.
Nga ana tjetër, Alivebi Mediu, imam në xhaminë e Rorschachut në St Gallen, ka përshëndetur vendimin e parlamentit kantonal dhe ka thënë se nuk do të kërkojë parcela për varreza në të gjitha komunat e kantonit.
“Ne si komunitet mysliman duhet të zhvillojmë raporte të ndërsjella me udhëheqësit e komunave, të kemi dyert e hapura më shpesh nëpër xhamit tona dhe natyrisht t’ju sqarojmë nevojat tona, e dyta sigurisht se ne nuk do të kërkojmë varreza në çdo komunë të kantonit, por do të shikojmë ku është më së lehti të arrihet te qëllimi ynë”, tha për albinfo.ch imami nga St Galleni.
Nga ana tjetër, politikania e re shqiptare nga St Galeni, Majlinda Sylejmani, thotë të jetë hapur debati nëpër komuna për një çështje mjaft të ndjeshme.
Sylejmani thotë se në disa komuna mund të merren vendime që nuk janë në favor të myslimanëve, që sipas saj nuk duhet, ngase është e drejtë e secilit të vendosë se ku të varroset pas vdekjes.
“Ne si mërgimtarë jemi të kënaqur nëse na mundësohet t’i varrosim familjarët tanë ne Zvicër pas vdekjes, atëherë do të mundemi edhe t’u bëjmë nderime sa herë që dëshirojme dhe të mos jemi larg varrezave të tyre. Sepse është dhimbje shumë e madhe nëse e di se njeriun që e pate në rrethin familjar të jetë varrosur larg familjarëve që jetojnë në Zvicër”, tha politikania e partisë së të rinjve të CVP-së të St.Gallenit.
Ajo madje e vlerëson si lehtësim për bashkatdhetarët, ngase do të evitohet transferimi i mundimshëm i kufomave në vendet e prejardhjes.
“Do të përjetojmë dhimbje më të vogël. Ne si të huaj e kem një lutje që të mos shfrytëzohet kjo çështje e ndjeshme për të bërë politikë në komunat e St Gallenit. Dhe jam e gatshme të reagoj nëse në ndonjërën prej komunave do të ketë mosmarrëveshje”, zotohet politikania shqiptare nga St.Galleni.
Sipas anëtares në kryesinë e të rinjve të CVP-së të Rheintalit, Majlinda Sylejmani, liria fetare është dhe mbetet e drejtë themelore dhe e rëndësishme për të gjithë në Zvicër.
Nga ana tjetër, Ariton Vrenezi, përgjegjës për integrim të shqiptarëve të regjionit Rheintal të St Galenit, ku përfshihen 12 komunat, thotë se do të lejohen varrezat e myslimanëve në këtë rajon.
Vrenezi deklaron se nuk do t’i pengojë një gjë e tillë askujt në regjionin e Rheintalit.
Ai bazohet në përvojën që ka me 12 komunat, ku sipas tij, në emër të integrimit punohet aq shumë për bashkëjetesë ndërmjet vendësve dhe të huajve.
Në Zvicër tashmë ekzistojnë varreza të veçanta ku myslimanët varrosen sipas riteve të tyre fetare në disa qytete, si në Cyrih, Bernë, Bazel dhe Gjenevë. Nga kjo vjeshtë një hapësirë për varrimin e myslimanëve do të jetë në dispozicion edhe në Winterthur.
Sipas rregullave islame, të vdekurit e këtij besimi duhet të varrosen të ndarë nga besimtarët e feve të tjera dhe arkivoli duhet të drejtohet nga Meka. Veç kësaj, varrimi duhet të bëhet në ditën e vdekjes, ndërsa nuk preferohet stolisja e varrit.
Lexoni po ashtu:
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës