Bota
Myslimanët kërkojnë legalizimin e festave fetare
Jo vetëm festat e krishtere duhet të njihen ligjërisht në Gjermani. Myslimanët gjithashtu kanë të drejtë për pushimet e tyre fetare. Këtë kërkesë e ka bërë ministri i Brendshëm gjerman, Thomas de Maizière. Kështu nxiti një debat emocional për zgjerimin e festave të njohura fetare.
Tani temë dabati është edhe në Zvicër. Muhammad Hanel, nënkryetare në «Gesellschaft Schweiz – Islamische Welt», po punon që Zvicra të lejojë dy festat e njohura në shkallë nacionale për myslimanët. Bëhet fjalë për Fitër Bajramit e Ramazanit dhe Kurban Bajramin.
Hanel sheh përparësi nëse festat njihen ligjërisht për myslimanët, ngase integrimi i myslimanëve do të forcohet, shkruan 20min. Pushimet myslimane bazohen në kalendarin hënor, të dhënat për këtë arsye ndryshojnë nga viti në vit, transmeton albinfo.ch.
Andreas Tunger, studiues fetar në Universitetin e Lucernit, nuk beson se çështja e festave është një problem urgjent i myslimanëve zviceranë. “Natyrisht, debati është i dobishëm dhe një ditë e tillë do të ishte krem mbi tortë”. Prioritet, megjithatë për shumë myslimanë zviceranë duhet të jenë tema të tjera: “Për çështjet e diskriminimit: në mënyrë të vazhdueshme tregojnë gratë myslimane se ato nuk do të fitojnë një punë, sepse veshin një shami”.
Abduselam Haliloviç, zëdhënës i Federatës së Organizatave Islame në Cyrih (VIOZ), thotë për 20 min se në kantonin e Cyrihut tashmë nxënësit e kanë të lejuar ta marrin të lirë ditën e pushimeve të tyre fetare. Dhe punëtorët zakonisht duhet ta rregullojnë individualisht me punëdhënësin e tyre.
Nuk ka kuptim për këtë diskutim, thotë deputeti nacional i SVP-së, Lukas Reimann. “Ne jemi një vend i krishterë. Myslimanët duhet ta pranojë dhe të përshtaten. “Futja e një pushimi ligjor për myslimanët nuk është një opsion”. Ne nuk duhet t’i tradhtojmë vlerat tona, përndryshe do të hapim dyert për më shumë pretendime, të cilat kultura jonë duhet të jetë bartëse.
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Ku në Zvicër janë rritur rastet me grip? Rastet e gripit janë rritur në Zvicër në javët e fundit, me shumë njerëz që shfaqin...
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet?
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?