Feja
Myslimanët dhe hebrenjtë e Zvicrës dënojnë bashkërisht dhunën në Lindjen e Afërme
Si për njërën ashtu dhe për palën tjetër, keqpërdorimi i civilëve dhe i objekteve civile mbetet i papranueshëm. Dy komunitetet dënojnë çdo formë të racizmit dhe duan të angazhohen fuqishëm për një dialog konstruktiv
![](https://www.albinfo.ch/wp-content/uploads/files/juden-christen-muslime-587x396.jpg)
Federatat zvicerane që bashkojnë shoqatat hebrenje dhe simotrat e tyre myslimane kanë bërë një apel të peërbashkët për ndalimin e dhunës në konfliktin në Lindjen e Afërme. Këtë apel ato e kanë bërë duke iu referuar konflikteve luftarake që po vazhdojnë prej kohës në Izrael dhe Gaza.
Në deklaratën e përbashkët të përfaqësuesve të dy komuniteteve thuhet veç tjerash se përkundër perspektivave të ndryshme që kanë rreth konfliktit, të dyja palët kanë edhe shumë gjëra të përbashkëta. Si për njërën ashtu dhe për palën tjetër, keqpërdorimi i civilëve dhe i objekteve civile mbetet i papranueshëm.
Dy komunitetet në fjalë po ashtu dënojnë çdo formë të racizmit dhe duan që të angazhohen fuqishëm për një dialog konstruktiv.
Organizatat hebrenje njoftojnë se gjatë muajve të fundit janë shtuar me të madhe sulmet antisemite. Me këtë rast pëson edhe reputacioni i komunitetit të këtushëm mysliman pasi që një pjesë e sulmeve u përshkruhen myslimanëve, shkruan nzz.ch. Për këtë arsye dy komunitetet janë pajtuar për të bërë këtë deklaratë të përbashkët. Atë e kanë nënshkruar Federata Zvicerane Izraelite (SIG), pastaj Platforma e Hebrenjve Liberalë të Zvicrës (PLJS) si dhe Federata e Organizatave Islamike çati (FIDS) dhe Koordinimi i Organizatave Islamike të Zvicrës (KIOS).
Të tjera nga Feja
E-Diaspora
-
Operacion ndërkombëtar antidrogë në Itali, mes të arrestuarve edhe një shqiptarë Një operacion ndërkombëtar antidrogë ka vënë në pranga 11 persona. 10 të përfshirë në trafikun e...
-
Udhëtimi në Kosovë i hap sytë politikanit të SVP-së: “Kemi paragjykuar”
-
Alban Ajdini punoi këpucë që mund të lidhen vetëm me një gisht
-
Nga Britania kthehen 47 shqiptarë që po qëndronin ilegalisht
-
Ambasada e Shqipërisë përkrahë iniciativën e studentëve shqiptarë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Në disa spitale të Zvicrës tani duhet të mbani maskë Gripi ka detyruar shumë zviceranë të qëndrojnë në shtrat për javë të tëra. Në dimër qarkullojnë...
-
Këshilli Federal redukton kostot e energjisë elektrike për të gjithë
-
Mercenari i parë zviceran vdes duke luftuar në Ukrainë
-
Për një vit, 308 pasagjerë ndezën një cigare në bord të avionëve të kompanive zvicerane
-
Zvicër: Piku i gripit ende nuk është tejkaluar