Muzikë
Muzika shqiptare në Zvicër, dëgjohet më shumë se sa ajo zvicerane
Për sa i përket dialektit, reperi zviceran EAZ (shqiptari Arbër Rama :-) ) ka arritur një hit me "Juicy". “Juicy” është luajtur tashmë 3.5 milionë herë këtë vit
Ndërkohë që muzika angleze po humbet popullaritetin në Zvicër, këngët shqiptare janë duke bërë bujë, transmeton albinfo.ch. Këtë e tregon një vështrim në statistikat e transmetimit për gjysmën e parë të vitit.
Gazeta “Tagesanzeiger” tregon me këtë rast të dhënat për gjithë Zvicrën. Gjuhët më të njohura janë, aspak befasuese: anglishtja (60 për qind), gjermanishtja standarde (15 për qind) dhe frëngjishtja (8 për qind). Spanjishtja me 4.4 për qind dhe italishtja (2.1 për qind) pasojnë në vendin e katërt dhe të pestë.
Vitin e kaluar, muzika zvicerane (në dialektin zviceran të gjermanishtes) pati zënë vendin e gjashtë. Çuditërisht, në gjysmën e parë të vitit 2023 atë e ka kaluar tashmë muzika në gjuhën shqipe. Këngët në dialekt zënë 1.1 për qind të transmetimeve ndërsa ato në gjuhën shqipe, 1.2 për qind, transmeton albinfo.ch. Për sa i përket numrit të prurjeve, kjo bën një diferencë prej 7.5 milionë.
Kënga e preferuar e zviceranëve është “Flowers” nga Miley Cyrus. Kjo këngë është dëgjuar tashmë 16.7 milion herë në Zvicër në vitin 2023 dhe vihet kështu në krye me një epërsi prej mbi tre milionë transmetimesh, duke kaluar kështu këngën “Calm Down” të Rema-s.
Për sa i përket dialektit, reperi zviceran EAZ (i cili është pseudonim i shqiptarit nga Zvicra Arbër Rama 🙂 ) ka arritur një hit me “Juicy”. “Juicy” është luajtur tashmë 3.5 milionë herë këtë vit, përcjell albinfo.ch. Kjo e bën atë këngën më të suksesshme në dialekt dhe zë vendin e 15-të në renditjen e të gjitha gjuhëve.
E-Diaspora
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën












