Muzikë
Muzika gjermane bashkon artistët nga Gjermania, Shqipëria e Afrika e Jugut
Kuinteti i harqeve, i përbërë nga Gloria Gashi dhe Thomas Gautier në violinë, Gareth Lubbe dhe Veit Hertenstein në violë dhe Vlorent Xhafaj në cello, sollën mbrëmjen e djeshme për artdashësit kryeqytetas një koncert në kuadër të “Tetorit gjerman 2021”.
Koncerti, i zhvilluar në sallën “Tonin Harapi”, pranë Liceut Artistik, ishte një bashkim instrumentistësh kalibri nga Shqipëria, Gjermania dhe Afrika e Jugut, të cilët sollën një program me muzikë gjermane të autorëve Mendelsohhn-kuinteti nr. 1, op. 18 në La Mazhor, e kompozitorit bashkëkohor Elmar Lampson- “Passacaglia” për kuartet harqesh dhe Brahms- “Kuintet n.1, op. 88 në Fa Mazhor. Kompozitori Lampson ishte i pranishëm gjithashtu në koncert, transmeton Atsh, përcjell Albinfo.ch.
Akademiku Vasil Tole shprehet për këtë koncert se “në veprën e Mendelsonit, instrumentistët me emocion, me saktësi dhe korrektesë absolute evidentuan energjinë dhe pasionet rinore të Mendelsonit, i cili ishte 17 vjeç kur e shkroi kuintetin e tij në vitin 1836. Në këtë vepër të hershme bie në sy formimi i plotë si kompozitor dhe njohja e thelluar e harmonisë, polifonisë dhe teknikës instrumentale”.
“Tek vepra “Passacaglia” e prof. LAMPSON, (drejtor i konservatorit të Hamburgut dhe kryetar i shoqatave muzikore që mbajnë emrat e Gustav Mahler dhe Alfred Schnitke), bie në sy niveli shumë i lartë i teknikave dhe strukturave kompozicionale të cilat burojnë nga shndërrimi gradual i tingullit dhe harmonisë tonale të valles mesjetare të “Passacaglias”, drejt ngjyrimeve atonale e politonale, kjo përmes mbivendosjeve melodike polifonike dhe teknikës jotradicionale të lojës në instrumentet e harqeve si frazhioleti etj.”, shprehet Tole.
Për akademikun Tole ishte mahnitëse loja e instrumentistëve, të cilët u mundësuan spektatorëve këtë udhëtim tingullor në kohë.
“Kjo vepër e mrekullueshme ka dhe një version me orkestër simfonike. Spektatori e ngjiti në skenë me duartrokitje të nxehta prof. LAMPSON-in, i cili e kishte për të parën herë si vizitën në Shqipëri, ashtu edhe interpretimin e një vepre të tij”, tha Tole.
Koncerti u organizua nga Ambasada Gjermane, Ministria e Kulturës, Bashkia Tiranë, në kuadër të “Tetorit gjerman”.
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
Çfarë faturash duhet të paguani përpara datës 31 dhjetor, në Zvicër? Fundi i vitit është vetëm disa ditë larg, dhe për shumicën e njerëzve në Zvicër kjo...
-
Zvicra ka indeksin më të ulët të mjerimit në botë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër