Fun
Muzeu me çokollata: Vizitorët i hanë eksponatet!
Në Muzeun e parë të çokollatës në Bjellorusi aq shumë ka probleme sa përfaqësuesit e muzeut u kanë bërë thirrje vizitorëve që të mos i hanë çokollatat e ekspozuara!
Muzeu, i cili është hapur në prill të vitit të kaluar në qytetin Vitebsk, shpejt u bë një atraksion turistik, por vizitorët shpejt në vend që t’i shikojnë, filluan t’i hanë eksponatet prej çokollatës.
Nikolai Popov, autor i të gjitha kryeveprave prej çokollate, ka frikë se në qoftë se vizitorët do të vazhdojë të injorojë lutjet e menaxherëve të muzeut, nuk mbetet asgjë për të ekspozuar.
Popov është detyruar të punësojë asistentë, të cilët pothuajse çdo ditë kanë sanuar me dhjetëra mostra të ekspozuara nga këto vepra arti. Vizitorët mund të shohin rreth 200 eksponate në ekspozitë me çokollatë, të vlerësuara nga ekspertët si kryevepra të vërteta, duke përfshirë pianon me çokollatë të bardhë dhe të zezë, harta historike të Bjellorusisë nga llojet e ndryshme të çokollatës. Veçanërisht për vizitorët është joshëse dy metra e lartë Kulla e Eifelit, e bërë nga 512 pjesë. Ajo është e vendosur në pjesën qendrore të muzeut, por pjesë të saj janë “kafshuar”, nën pretekstin e atyre se duan të ndiejnë shijen e ëmbël të Francës.
Të tjera nga Fun
E-Diaspora
-
Humb jetën shqiptari në një aksident trafiku në SHBA, ishte pjesëtar i Gardës Kombëtare Amerikane Ushtari shqiptar humb jetën tragjikisht në SHBA, të shtunën i jepet lamtumira e fundit...
-
Britania tenton të deportojë një shqiptar të dënuar për trafik droge, por pa sukses
-
Vrasjet e grave shqiptare në Zvicër: Për kë po bien kambanat?
-
Teuta dhe Agroni në kohët moderne – Dhuna ndaj grave në diasporë
-
Njoftim i rëndësishëm për diasporën shqiptare lidhur me zgjedhjet e 11 majit 2025
Jeta në Zvicër
-
Lokacionet e biznesit zviceran renditen ndër më të mirat në Evropë A e dini se lokacionet e biznesit zviceran renditen ndër më të mirat në Evropë...
-
Trotinetët elektrikë në Zvicër: Një mjet modern, por i rrezikshëm në rrugë
-
Shpenzimet në Zvicër në ngritje – as tarifat e Trump nuk i ndalin konsumatorët
-
Dështojnë negociatat mes siguruesve suplementarë dhe mjekëve në Gjenevë – pacientët ende pa rimbursim
-
Alarmi në Zvicër: Mungesat në punë për arsye mendore po rriten ndjeshëm