Të tjera
Muzeu i rinovuar, prapë mbetet kundërthënës
Muzeu afrikan në Belgjikë është rihapur të dielën për publik pas pesë vjetësh të rinovimeve, që kishin për qëllim ta modernizojnë atë nga një ekspozitë të propagandës pro-kolonizimit në atë që konsiderohet kritikë e së shkuarës imperialiste belge transmeton albinfo.ch.
Muzeu përplot me artefakte, shpesh ishte kritikuar që kishte injoruar brutalitetin e mbretit Leopold II, trupat e të cilit koleksiononin duart e atyre që i rezistonin punës skllavëruese derisa vlerësohet se 1 milion kongolezë së paku kishin vdekur.
Një statujë e artë kundërthënëse ende qëndron dhe tregon një misionar evropian me një djalosh afrikan i cili mban një pllake në të cilën shkuar se Belgjika po e sjell civilizimin në Kongo.
Por këtu është shtuar një statujë e një burri afrikan i cili centralizon tashmë më shumë Afrikën sesa evropianët.
Drejtori i muzeut, Guido Gryseels tha se sistemi arsimor belg e ka për obligim që të mësojë gjeneratat rreth së shkuarës së kolonizimit dhe nuk mund të jetë kjo përgjegjësi vetëm e muzeut.
“Çfarë duhet bërë është që historia e kolonizimit të bëhej pjesë e kurikulës në shkollat belge, në shkollat e mesme. Që të ketë më shumë programe arsimore. Nuk mund t’ia lëni këtë vetëm muzeut sepse muzeu s’mund të ofrojë tregim për Afrikën dhe problemet me kolonizim. Kjo duhet t’i adresohet sistemit arsimor” tha ai.
Por aktivistët kanë paralajmëruar që koleksionet e muzeut përmbajnë artefakte që ishin vjedhur nga Kongoja gjatë sundimin kolonial.
Ndërkaq Gryselles tha se muzeu është i gatshëm të kthejë artefaktet e vjedhura, por ka shumë çështje lidhur me këtë proces. Rinovimi i këtij muzeu kushtoi 66 milionë euro.
Të ngjashme
Të tjera nga Të tjera
E-Diaspora
-
Gashi: Diaspora – një urë lidhëse për zhvillimin ekonomik të Kosovës Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, mori pjesë në aktivitetin “Dita e Biznesit...
-
Presidenti Bajram Begaj vizitoi shkollën shqipe në Bolonjë, përgëzon shqiptarët për ruajtjen e identitetit
-
Frankfurt: Agnesa Kolica, fituese e “Çmimit për Integrim”
-
Gjermani: Festohet 112-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë
-
Një yll në ngritje: Fiona, sopranoja e verbër, me zë brilant
Jeta në Zvicër
-
Sasia e borës që bie në Alpe është ulur me një të tretën në një shekull Reshjet e borës në Alpe ranë në mënyrë dramatike midis viteve 1920 dhe 2020, sipas një...
-
Uji i rubinetit nuk është plotësisht transparent në Zvicrën frëngjishtfolëse
-
Qyteti i Cyrihut përballet me kosto shtesë milionëshe
-
Ushtria zvicerane merr 500 milionë CHF financim shtesë
-
Gjermania lëviz për ta bërë jetën më të lirë për blerësit nga Zvicra