Shqipëria
Muzeu Historik Kombëtar zgjon interesimin e turistëve të huaj
Muzeu Historik Kombëtar vijon të mbetet atraksioni kulturor dhe historik për vizitorët vendas dhe të huaj edhe gjatë ditëve të nxehta të verës.
Siç njofton ATSH, vizitorë të huaj dhe vendas janë të interesuar për të mësuar më shumë rreth historisë së Shqipërisë që nga lashtësia e deri në ditët e sotme, shpjeguar kjo nëpërmjet artefakteve dhe objekteve të ekspozuara në pavijonet e Muzeut Historik Kombëtar.
Gjatë këtyre ditëve Muzeu Historik Kombëtar është vizituar nga një grup turistësh nga Kina, të cilët kanë zhvilluar një itinerar informues përmes objekteve të pasqyruara në këtë muze dhe kanë marrë informacion për vlerën e tyre historike dhe kulturore.
Në mjediset e muzeut gjenden rreth 5000 objekte, të cilat i përkasin një periudhe relativisht të gjatë kohore, duke filluar nga mijëvjeçari IV para Krishtit dhe deri në gjysmën e dytë të shekullit XX. Muzeu është konceptuar i tillë, që prezantimi të bëhet nëpërmjet tetë pavijoneve: pavioni i Lashtësisë, i Mesjetës, i Rilindjes Kombëtare, i Pavarësisë, i Ikonave, i Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare, i Terrorit Komunist dhe ai i Nënë Terezës. Detyra parësore e muzeut është zhvillimi i rolit edukativ për të tërhequr audiencë të gjerë nga komuniteti vendas si dhe nga turistët e huaj, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës












