Kosova

Muzeu Etnologjik hapi sërish dyert për vizitorë

Bukuritë dhe veçantitë e trashëgimisë kulturore në Muzeun Etnologjik të Prishtinës

 

Kosova, me vlerat e saj të trashëgimisë kulturore, është dhe mbetet një vend shumë tërheqës dhe i hapur për të gjithë.

Duke qenë se jemi duke u përballur me kohën e pandemisë, dhe pamundësinë e vizitimit të vendeve më të bukura të Kosovës, e veçmas atyre të trashëgimisë kulturore, si dhe pas restaurimit dhe konservimit të asaj që njihet si shtëpia familjare e shekullit XIX, që kishte nisur qysh më 2017, në vitin 2022 Muzeu iu rikthye qytetarëve me kapacitet të plotë. E veçanta e kësaj ishte edhe prania e “Manifesta 14”, e cila tërhoqi po ashtu një numër të madh vizitorësh, përcjell albinfo.ch.

File:Kompleks banimi (Emin Gjiku) Muzeu Etnologjik-Prishtine.JPG ...

Trashëgimia kulturore e Kosovës ka vlera në cilësi dhe sasi, është e njohur edhe jashtë vendit, dhe është shumë tërheqëse për vizitorët që duan të shikojnë kryeveprat e kulturës dhe artit, për t’u njohur me dëshmitë klasike, dhe shumë koleksioneve të bukura që na zgjojnë nostalgjinë e jetës së dikurshme.

File:Muzeu Etnologjik në Prishtine.JPG - Wikimedia Commons

Kompleksi i banimit “Emin Gjiku” gjendet në bërthamën e vjetër të qytetit të Prishtinës, një monument i kulturës nga shekulli i 18-të. Në muze janë të ekspozuara mjetet dhe artikujt që lidhen me stilin e jetës nga periudha e periudhës osmane të Kosovës, që do të ju sjellum më poshtë.

Prishtina nuk ka qenë gjithmonë nga betoni - Muzeu Etnologjik ...

Ky muze përbën një kompleks shumë karakteristik arkitektonik, ku ruhen objekte të rëndësishme me vlerë, e ku disa nga artefaktet kanë një vjetërsi prej dy e tre shekujsh, ndërsa vetë renditja ndërlidhet me katër tema që përfaqësojnë ciklin e lindjes, jetës, vdekjes dhe të trashëgimisë shpirtërore.

Skeda:Muzeu etnologjik (Konaku i Tahir Beut), Pejë 7.jpg - Wikipedia

Muzeu Etnologjik i Kosovës vazhdon të mbajë primatin si një kompleks i trashëgimisë kulturore tejet atraktiv, i cili për çdo vit pranon një numër të madh vizitorësh vendorë e veçmas të huaj. Pas viteve pandemike, si dhe pas restaurimit dhe konservimit të asaj që njihet si shtëpia familjare e shekullit XIX, që kishte nisur qysh më 2017, në vitin 2022 Muzeu iu rikthye qytetarëve me kapacitet të plotë. E veçanta e kësaj ishte edhe prania e “Manifesta 14”, e cila tërhoqi po ashtu një numër të madh vizitorësh.

Ethnographic Museum (Muzeu Etnologjik) (Pristina) - 2018 All You ...