Kultura
Muzeu arkeologjik i Durrësit pret shumë turistë
Vizitorët e huaj kanë qenë nga shtete të ndryshme si SHBA, Gjermania, Anglia, Polonia, Suedia, Franca, Italia, Kina, etj.

Muzeu arkeologjik në Durrës, një objekt i rëndësishëm i ruajtjes së trashëgimisë kulturore të qytetit të lashtë, gjatë muajve janar-qershor të këtij viti është vizituar nga 5386 turistë vendas e të huaj.
Pas restaurimit dhe çeljes për publikun më 2015, muzeu po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e turistëve sidomos atyre të huaj, ku në 6 muajt e parë të vitit është vizituar nga 2414 të huaj dhe 936 nga vendi.
Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Durrës, bën të ditur se “vizitorët e huaj kanë qenë nga shtete të ndryshme si SHBA, Gjermania, Anglia, Polonia, Suedia, Franca, Italia, Kina, etj”.
“Falë një bashkëpunim të ngushtë me agjencitë turistike vendase dhe të huaja, kemi bërë të mundur mirë koordinimin për një mbarëvajtje sa më të mirë të vizitës në objektet e trashëgimisë kulturore të Durrësit”, thuhet në njoftim.
Guidës së qytetit të Durrësit këtë vit i është shtuar dhe monumenti Banka Kombëtare Tregtare si dhe është dërguar për propozim për shpallje monument kulture Katedralja e Shën Luçisë në qytetin e Durrësit.
Të ngjashme
Të tjera nga Kultura
E-Diaspora
-
Studentët takojnë liderët industrialë “Më 13 mars në orën 18:00 në St. Gallen, studentët do të takojnë ekspertë kryesorë nga...
-
Dr. Gezim Dervishi, mjeku që ju mëson si të ulni peshën, pa rrezikuar shëndetin
-
Sa deputetë pritet të jenë nga diaspora?
-
Granit Musliu, tenor në Shtëpinë Operistike Shtetërore në Mynih
-
Rasti i kosovarit që pagoi 15.000 euro për dokumente false, alarm për sigurinë
Jeta në Zvicër
-
Studentët takojnë liderët industrialë “Më 13 mars në orën 18:00 në St. Gallen, studentët do të takojnë ekspertë kryesorë nga...
-
Rrëshqitja e dheut në Ticino shkakton dëme materiale dhe mbyllje të rrugës
-
Kantoni i Bernës pritet të ndalojë cigaret elektronike
-
Shumë më pak të mitur të pashoqëruar aplikojnë për azil në Zvicër
-
Politikanët zviceranë i kërkojnë SBB-së të kryejë linjën hekurudhore Gjenevë-Lyon