Shqipëria

Muzetë e Beratit, surprizon me numrin e madh të turistëve

Shtatori ka shënuar rekord turistësh të huaj që kanë vizituar muzetë e qytetit të beratit.

Muzeu Ikonografik Onufri dhe Muzeu Etnografik vazhdojnë të jenë destinacionet më të kërkuara nga turistët e huaj në këtë qytet.

Gjatë periudhës janar-shtator 2018, 10435 vizitorë vendas dhe të huaj kanë vizituar Qendrën Kombëtare të Muzeumeve, Berat.

Gjatë periudhës janar -shtator ky sit është vizituar nga 48 704 vizitorë të cilët kanë siguruar 7.916.940 lekë të ardhura, thuhet në njoftim.

Në statistika i bie që krahasuar me vitin e kaluar këtë vit ka pasur rritje të turistëve për 140 për qind. Vizitorët e huaj që kanë vizituar këto vende të trashëgimisë janë  mbi 35 mijë vizitor të huaj e 760 vizitorë vendas.