Kosova

Muzafer Shala emërohet ministër i ri i Inovacionit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka prezantuar sot ministrin e ri të Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Muzafer Shalën, i cili është doktor shkence në fushën e Inxhinierisë Elektronike në Universitetin e KENT-it, i cili është njëri ndër universitetet më të mira në Angli, transmeton albinfo.ch.
Muzafer Shala është anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës dhe vjen nga Dega e PDK-së në Vushtrri.
Veseli tha gjatë prezantimit të ministrit të ri se Inovacioni dhe ndërmarrësia janë elementet kryesore të ekonomisë që synon Kosova.
Kreu i PDK-së tha se emërimi i Muzafer Shalës në pozitën e ministrit po ashtu dërgon mesazhin e duhur se PDK i jep hapësirën meritore njerëzve të rinj dhe premtues.
Ministër i ri, Muzafer Shala, ka thënë se do të jetë i përkushtuar që t’i kryejë detyrat dhe përgjegjësitë.