Futboll

Mustafai u kërkon falje publike ekipit dhe Luiz-it

Futbollisti shqiptar, i cili luan në Manchester United, ka kërkuar falje publike për ndeshjen që u zhvillua mbrëmë kundër Chelseas.

Mustafi, nëpërmjet një postimi në Facebook ,mes tjerash, i ka kërkuar falje edhe lojtarit David Luiz, si dhe ka thënë se skuadra e tij nuk dorëzohet dhe se do të qëndrojnë të bashkuar, njofton Klan Kosova.

“Jam absolutisht i lumtur dhe krenar që kam një skuadër kaq të shkëlqyeshme që luftoi me mua të gjitha 90 minutat pas gabimit tim që jo vetëm që shkaktoi golin e parë, por gjithashtu dërgoi David Luiz (Na vjen keq, David!). Asnjëherë nuk heqim dorë, luftojmë me pasion dhe qëndrojmë së bashku! ? Faleminderit #Gunners ? # SM20”, ka shkruar Mustafi.