Lajme

Mustafa në Gjermani: “Kosova, vend i sigurt, kthimi i refugjatëve është OK”

Ai ka treguar një mirëkuptim të plotë për vendimin e Qeverisë Federale të Gjermanisë që refugjatët kosovarë të dëbohen nga kanë ardhur pa procedura të shumta.

Kryeministri i Landit të Bavarisë Horst Seehofer ka pritur sot në Mynih kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Gjermani.
Pas takimit të mbajtur sot, Seehofer ka deklaruar se gjatë vitit të ardhshüem do të vizitojë Kosovën. Kjo vizitë do të ketë të bëjë para së gjithash me mundësitë e bashkëpunimit ekonomik, ka thënë ai, njofton agjencia gjermane e lajmeve dpa.
Ndërsa kryeministri kosovar nga ana e tij ka theksuar: “Mbështetja ekonomike është ajo çfarë na nevojitet më së shumti aktualisht”. Ai ka treguar një mirëkuptim të plotë për vendimin e Qeverisë Federale të Gjermanisë  që refugjatët kosovarë të dëbohen nga kanë ardhur pa procedura të shumta, transmeton albinfo.ch.
“Ne jemi të mendimit se Kosova është vend i sigurt i prejardhjes dhe riatdhesimi është plotësisht në rregull”, citohet Mustafa nga agjencia gjermane e lajmeve.