Shqipëria
Mustafa Nano merr “bekimin” si ambasador në Zvicër
Mustafa Nano prezanton kandidaturën për ambasador në Zvicër
Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë, ka propozuar Mustafa Nanon si kandidat për ambasador në Zvicër. Gazetari i njohur, Mustafa Nano, pritet të emërohet ambasador i Shqipërisë në Zvicër, përcjell albinfo.ch.
Ditën e sotme Nano është paraqitur për dëgjesë në Komisionin e Jashtëm në Kuvend, ku ka shpalosur platformën e tij.
Ai ka marrë “bekimin” edhe nga deputetët e opozitës, ndryshe nga sa ka ndodhur me kandidatët e tjerë për ambasadorë.
Mustafa Nano: Do doja të ishte një moment i veçantë në jetën time. Shpresoj që puna të jetë interesante. Në Zvicër ka një rreth të madh shqiptarësh. Do të mbaj fokus të veçantë te detyra ime.
Unë kam vendosur të jem më aktiv se ambasadorët e tjerë në botë. Unë do doja të isha më aktiv. Do doja që roli i ambasadorit të ishte më i madh. Do kuroj marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Zvicrës.
Kreshnik Çollaku: Më vjen mirë që vuri theksin te diaspora. E nxis dhe me entuziazmoi dëshira për këtë risi në diasporë. Me keqardhjen e madhe që Tiranës do t’i mungojë një studio ku ne flasim.
Agron Gjekmarkaj: Jemi munduar që Zvicrës t’i gjejmë ambasadorë të qetë. Duhet t’i kishim marrëdhëniet me cilësore, ndoshta duke dërguar atje një zhurmues, do ketë ndryshim.
Më vjen mirë që kemi ambasador dikë që ka shkruar libra. Shpresoj që Shqipëria të fitojë një ambasador cilësor. Besoj se ai është njeri i lirë dhe do të jetë shërbëtor cilësor i vendit tonë.
Mustafa Nano: Ndihem i ledhatuar dhe i llastuar që po pritem mirë. Nuk kisha dyshime.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj











