Lajme
Musk shqetēsohet për jetën, thotë se dikush mund ta vrasë
Elon Musk ka ngritur shqetësimin mes ndjekësve të tij se po përballet me një rrezik “mjaft real” që dikush ta vrasë.
“Për sa kohë që nuk po i shkaktoni vërtet dëm dikujt tjetër, atëherë duhet të lejoheni të thoni atë që dëshironi”, tha Elon Musk gjatë bisedës së tij të fundit në Twitter Spaces.
Pronari i ri i Twitter-it, Elon Musk, të shtunën pretendoi se rreziku që t’i ndodhë diçka e keqe apo edhe të vritet fjalë për fjalë është “mjaft i qënësishëm”. Në një bisedë me audio që zgjati prej rreth dy orë në Twitter Spaces, Musk deklaroi se kohët e fundit, ai “definitivisht” nuk do të bënte asnjë xhiro me makinë në ajër të pastër.
“Sinqerisht, rreziku që të më ndodhë diçka e keqe, apo edhe fjalë për fjalë të qëllohem (të vritem), është mjaft domethënës,” tha ai, duke shtuar: “Nuk është aq e vështirë të vrasësh dikë nëse do, kështu që shpresojmë se nuk do ta bëjnë dhe fati buzëqesh me situatën, me mua, dhe kjo nuk ndodh… Ka pa dyshim një rrezik të madh atje,” shtoi ai.
Më tej, gjatë diskutimit, CEO i Tesla dhe SpaceX foli për rëndësinë e fjalës së lirë dhe planin e tij të ardhshëm për Twitter. Ai tha se “në fund të ditës, ne thjesht duam të kemi një të ardhme ku nuk jemi të shtypur, (ku) fjala jonë e lirë nuk është e shtypur dhe ne mund të themi atë që duam të themi pa frikë nga hakmarrja”.
“Përderisa në të vërtetë nuk po i shkaktoni dëm dikujt tjetër, atëherë duhet të lejoheni të thoni atë që dëshironi”, shtoi Musk./euronews
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj











