Lajme
Musk njofton se Neuralink ka kryer implantin e dytë të çipit te një njeri
Neuralink ka implantuar me sukses në një pacient të dytë pajisjen e saj të krijuar për t’u dhënë pacientëve të paralizuar aftësinë për të përdorur pajisjet dixhitale me anë të mendimeve.
Neuralink është në procesin e testimit të pajisjes së saj, e cila synon të ndihmojë njerëzit me lëndime të shtyllës kurrizore.
Bëhet e ditur se pajisja ka lejuar pacientin e parë të luajë video lojëra, të shfletojë internetin dhe të postojë në rrjetet sociale.
Musk, së fundmi ka dhënë pak detaje për pacientin e dytë. Ai tregoi se personi ka një dëmtim të shtyllës kurrizore të ngjashme me pacientin e parë.
Musk tha se 400 nga elektrodat e implantit në trurin e pacientit të dytë janë duke punuar, shkruan the Guardian.
Ndërkohë, Neuralink në faqen e saj të internetit thotë se implanti i pacientit të dytë përdor 1024 elektroda.
“Nuk dua të mashtroj, por duket se ka shkuar jashtëzakonisht mirë me implantin e dytë”, tha Musk.
“Ka shumë sinjale, shumë elektroda. Po funksionon shumë mirë”, shtoi ai.
Por, Musk nuk e bëri të ditur se kur Neuralink kreu operacionin e pacientit të dytë.
Siç raportohet, Neuralink pret të sigurojë implantet për tetë pacientë të tjerë këtë vit, si pjesë e provave klinike të saj.
Ndryshe, pacienti i parë Noland Arbaugh, së bashku me tre drejtues të tjerë të kompanisë kanë dhënë detaje se si funksionon implanti.
Arbaugh tha se me implantin ai tani thjesht mund të mendojë për atë që dëshiron të ndodhë në ekranin e kompjuterit dhe pajisja e bën atë të ndodhë.
Ndryshe, Musk tha gjithashtu se ai ka folur me kandidatin republikan për president të SHBA-së, Donald Trump, për formimin e një komisioni që synon përmirësimin e “efikasitetit të qeverisë.
E-Diaspora
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike Gjatë njëmbëdhjetë muajve, pronari i biznesit dhe djemtë e tij thuhet se kanë ndihmuar në pastrimin...
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Gjërat që nuk u takojnë të huajve në Zvicër Në varësi të kombësisë dhe lejes së punës, shtetasit e huaj ose gëzojnë të drejta gjithëpërfshirëse...
-
Rritet papunësia në Zvicër
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike
-
Zvicër: Parashikimi i motit në fundjavë: ‘Brrrrr’
-
Zvicër: Ilaçet me bazë aspirina janë në mungesë