Futboll

Muriqi shënon golin e parë në Serie A

Sulmuesi nga Kosova ka shënuar në ndeshjen e dytë radhazi

Vedat Muriqi pas një fillimi të vështirë në Lazio po fillon të shkëlqejë.

Muriqi pasi shënoi golin e parë në Kupën e Italisë, ka shënuar sërish për Lazion, kësaj radhe në Serie A apo kampionatin italian të futbollit, shkruan albinfo.ch.

Lazio mundi Atalanta në udhëtim 1:3, ku golin e fundit e realizoi sulmuesi nga Prizreni. Ai shënoi në minutën e 79-të.

Sigurisht se në ndeshjet e ardhshme pritet edhe më shumë nga futbollisti i Kosovës, i cili ishte transferuar në Lazio nga Fenerhace për 20 milionë euro.

VIDEO