Futboll

Muriqi, në pritje të ofertave

Vedat Muriqi po stërvit i vetëm në Formello, qendrën stërvitore të Lazios, duke pritur ofertat për të ardhmen e tij.

Negociatat me Club Brugge kanë dështuar totalisht pas ekzaminimeve mjekësore të sulmuesit kosovar, ku klubi belg tha jo.

Mediat italiane insistojnë që gjendja shëndetësore e sulmuesit nuk ka lidhje me prishjen e marrëveshjes, por belgët kanë kërkuar zbritje ose ndryshim të formulës së marrëveshjes.

Tani presidenti i Lazios, Claudio Lotito, është në pritje të ofertave për Vedat Muriqin.

Për ‘Piratin’ mund të hapen horizontet turke me Galatasaray dhe Fenerbahçe, që e kërkonin më herët.

Mallorca, në anën tjetër, ku luajti gjashtë muajt e fundit të sezonit, ofron maksimumi 7-8 milionë euro./Telegrafi