Futboll
Muriqi, i lumtur për dy golat ndaj Las Palmas
“Momentalisht nuk ka person më të lumtur në botë se unë”, deklaroi Vedat Muriqi
Vedat Muriqi është shprehur shumë i lumtur për golat dhe fitoren e Mallorcas ndaj Las Palmasit. Muriqi të dielën mbrëma i realizoi dy gola të bukur në fitoren 3:1.
“Jam shumë i lumtur. Momentalisht nuk ka person më të lumtur në botë se unë. Kam shënuar dy gola dhe ekipi ia doli të fitonte ndeshjen. Po shikoj para për më shumë”, ka thënë Muriqi për faqen zyrtare të Mallorcas, transmeton albinfo.ch.
Ai e qëlloi edhe shtyllën duke iu afruar golit të tretë. Ende nuk ka shënuar “hat-trick”.
“Ishte fat i keq, por kështu e ka futbolli. Shpresoj se kjo do të më ndihmojë që të punoj më shumë për të shënuar edhe javën tjetër”.
Ai ka vlerësuar paraqitjen e Mallorcas. “Në pjesën e parë, pos që shënuam golat, kemi luajtur shumë mirë. Me apo pa top, ishim shumë mirë. Në pjesën e dytë kemi vuajtur pak por e kemi ditur se duhet ta fitojmë ndeshjen. Nuk ka rëndësi nëse kemi luajtur mirë apo keq. Kam dashur ta fitonim ndeshjen sa më shpejt dhe të ndërprisnim këtë seri të keqe. Jam shumë i lumtur që e arritëm këtë”, ka shtuar Muriqi.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj












