Futboll

Muriqi do të mungojë në ndeshjen e madhe me Barcelonën

Futbollisti kosovar nuk do të ketë të drejë loje për duelin e fundjavës ndaj Barcelonës shkaku i pesë kartonëve që i ka marrë në ndeshjet e zhvilluara nga janari, kur iu bashkua Mallorcas.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi spanjoll “okdiario”.

Muriqi mund të rikthehet në duelin pasues me Granadan, në tentim për ta ndihmuar Mallorcan të mbetet në La Liga.